E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet per te pagjeturit kerkojne vite

Ceshtja e te pagjeturve do te jete ceshtja me e rendesishme dhe me e veshtire e bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit vleresojne udheheqesit e mekanizmave pergjegjes per ceshtjen e te pagjeturve ne Kosove. Ne Beograd thone se nuk mund te kete normalizim te raporteve ndermjet Kosoves dhe Serbise pa i zgjidhur ceshtjet qe kane te bejne me te pagjeturit dhe tema te tjera qe nderlidhen me krimet e luftes.

Perfaqesues te delegacionit kosovar per persona te pagjetur mbeshtesin idene qe ceshtja e te pagjeturve te ngrihet ne nivel te bisedimeve te pritshme ndermjet Prishtines e Beogradit. Ata thone se edhe pse qe nga paslufta nen ndermjetesimin e Kryqit te Kuq Nderkombetar ka pasur kontakte dhe bashkepunim me delegacionin homolog serb kane munguar rezultatet konkrete.

Anetari i delegacionit te Kosoves per persona te pagjetur njeheresh kryesues i Komisionit qeveritar per persona te pagjetur Prenk Gjetaj e quan deklarative gatishmerine e deritashme te delegacionit serb per persona te pagjetur per te zbardhur fatin e me shume se 1800 personave te pagjetur ne Kosove.

Krijohet nje imazh se ka ekzistuar nje bashkepunim. Nen ndermjetesim kemi shkembyer informacione reciproke nganjehere ato informacione nuk kane qene te mjaftueshme dhe kane cuar drejt vendeve te cilat jane specifikuar si te dyshuara. Nuk ka pasur gjetje. Ka pasur me teper gatishmeri deklarative sesa faktike per ndricimin e fatit te personave te pagjetur thekson Gjetaj.

Komenti i tij pason njoftimet e mediave vendore ne Kosove sipas te cilave lehtesuesi evropian i bisedimeve Prishtine-Beograd u ka dorezuar pales serbe e asaj kosovare oferten per nisjen e bisedimeve permes nje takimi te perbashket ku do te flitej per ceshtjen e te pagjeturve.

Bisedimet ndermjet Kosoves e shtetit serb pritej te nisnin diku ne vjeshten e ketij viti pritje te cilat thuhet se nuk kane mundur te realizohen sipas planeve per shkak te problemeve te brendshme me te cilat ballafaqohet aktualisht Kosova.

Gatishmerine per te biseduar e kane shprehur tashme kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe presidenti i Serbise Boris Tadic.

Ky i fundit pati thene se dialogu ndermjet Prishtines e Beogradit do te duhej fillimisht te zhvillohej per ceshtje te lehta sic eshte ajo e personave te pagjetur. Mirepo Gjetaj thote se ceshtja e te pagjeturve nuk mund te quhet ceshtje e lehte.

Per te thene se eshte ceshtje e lehte nuk mendoj sepse do te jete ndoshta ceshtja me e rendesishme me e veshtire e me e rende sepse ende na mungojne 1831 persona qe konsiderohen te pagjetur thekson Gjetaj.

Drejtorja e Fondit per te Drejten Humanitare ne Beograd Natasha Kandic thote per Radion Evropa e Lire se pa e zgjidhur ceshtjen e te pagjeturve dhe te krimeve te luftes nuk mund te kete raporte normale ndermjet Prishtines dhe Beogradit.

Fati i rreth 450 serbeve dhe mbi 1800 shqiptareve per te cilet qe nga paslufta nuk ka ndonje informate sipas Kandicit duhet te gjendet gjate bisedimeve politike ndermjet dy shteteve.

Kandic vlereson se bisedimet per kete teme mund te zgjasin me vite dhe se do te kerkojne hapjen e arkivave dhe te dokumenteve te shumta sikurse ne Beograd ashtu dhe ne Prishtine. Me sa di une kjo eshte nje ceshtje qe kerkon hapjen e te gjitha dokumenteve policore dhe ushtarake. Edhe institucionet kosovare do ta kene nje detyre te veshtire sepse do te duhet te japin informata dhe materiale per veprimet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves shprehet Kandic.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›