E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne perfundim te Sinodit Ati i Shenjte riperserit apelin per paqe e liri fetare ne Lindjen e Mesme

25-10-2010 / Gazeta 55

Nuk duhet te heqim kurre dore nga paqja. Edhe kur na duket e larget. Paqja eshte e mundur Eumlshte urgjente Kete thirrje te fuqishme beri sot paradite Benedikti XVI gjate Meshes perfundimtare te Sinodit te posacem per Lindjen e Mesme kremtuar ne Baziliken e Vatikanit ne pranine e Eterve sinodale. Gjate homelise Ati i Shenjte ripohoi se eshte e nevojshme te garantohet liria e vertete fetare si dhe liria e ndergjegjes pa harruar vijimin e rruges ekumenike e te dialogut me islamin. Me pas Ati i Shenjte njoftoi se Sinodi qe do te mblidhet me 2012 do ti kushtohet ungjillezimit te ri. Ungjilli u lexua ne latinisht e ne greqisht ndersa besimtaret u luten kryesisht per shembjen e mureve te paragjykimeve dhe te armiqesise e per mbeshtetjen e te persekutuarve per shkak te Ungjillit Nuk duhet te heqim dore kurre nga paqja edhe kur na mungon. Paqja eshte e mundur. Paqja eshte urgjente. Me keto fjale Benedikti XVI permblodhi shpresat qe u ngjallen nga Sinodi per Lindjen e Mesme. Ishte Sinod qe iu kushtua bashkimit me Jezusin dhe deshmise se dashurise se Tij kujtoi Papa ne te cilin ipeshkvijte ndane bashke gezimet e dhimbjet shqetesimet e shpresat e te krishtereve te Lindjes se Mesme. Ata Papa i kujtoi vazhdimisht ne reflektimet kushtuar punimeve te Asamblese Mendja te shkon tek vellezerit e motrat qe jetojne ne zonen e Lindjes se Mesme e qe perballojne situata tejet te veshtira nganjehere te padurueshme si per shkak te mungesave materiale ashtu edhe per shkak se shpesh i leshon zemra i lodh gjendja e vazhdueshme e tensionit i tmerron frika nga nesermja. Fjala e Zotit sot na ndez edhe nje drite ngushelluese shprese atje ku i lartohet lutja.
Lidhja ndermjet lutjes e drejtesise behet atehere themelore vijoi Papa sepse britma e te varferit dhe e te shtypurit arrin menjehere para fronit te vete Zotit i cili deshiron te nderhyje per ti kthyer te shtypurve ardhmerine e lire horizontin plot me shprese.
Me pas Benedikti XVI numroi sfidat e Kishes katolike ne Lindjen e Mesme. E para eshte ajo e bashkimit te saj si te brendshem ashtu edhe te jashtem qe duhet te vijoje me bindje te thelle duke i nxitur edhe besimtaret ta ndjejne fort bashkimin me Kishen universale Kemi nevoje per pervujteri per ti njohur kufizimet tona gabimet tona e leshimet tona sepse vetem keshtu mund te formojme vertet nje zemer te vetme e nje shpirt te vetem. Bashkimi me i plote i brendshem i Kishes katolike favorizon edhe dialogun ekumenik me Kishat e me Bashkesite e tjera kishtare. Sfida e dyte lidhet me pranine e te krishtereve ne Lindjen e Mesme eshte e vertete kujton Papa se jane te paket ne numer por nuk duhet harruar se mbartin Lajmin e Mire te dashurise se Zotit per njeriun mbartin Fjalen e shelbimit Kjo fjale shelbimi ... eshte e vetmja qe mund ta copetoje rrethin vicioz te hakmarrjes te urrejtjes te dhunes. Nga nje zemer e pastruar ne paqe me Zotin e me te afermim mund te lindin propozime e nisma ne sherbim te paqes ne nivel lokal kombetar e nderkombetar. Ne nje veprimtari te tille per realizmin e se ciles eshte e thirrur mbare bashkesia nderkombetare te krishteret qytetare me titull te plote mund e duhet te japin kontributin e tyre me frymen e lumturive duke u bere ndertues te paqes e apostuj te pajtimit ne dobi te mbare shoqerise.
Prej shume kohe nenvizoi Benedikti XVI ne Lindjen e Mesme vijojne pa nderprerje konfliktet lufterat dhuna terrorizmi. Paqja dhanti e Zotit eshte edhe rezultat i perpjekjeve kolektive njerezve vullnetmire institucioneve kombetare e nderkombetare sepse nuk duhet te heqim kurre dore nga paqja edhe e sidomos kur na mungon. Paqja eshte e mundur Eumlshte urgjente Paqja eshte kusht i domosdoshem per jeten e denje te njeriut e te shoqerise. Paqja eshte edhe ilaci me i mire per te shmangur emigracionin nga Lindja e Mesme ... te lutemi per paqen ne Token e Shenjte. Te lutemi per paqen ne Lindjen e Mesme duke u impenjuar qe kjo dhanti te cilen Hyji ua beri njerezve vullnetmire te perhapet ne mbare boten.
Sfida e trete e Kishes katolike ne Lindjen e Mesme theksoi akoma Papa eshte promovimi i lirise se vertete te fese e te ndergjegjes shpesh tejet e kufizuar ndersa eshte e drejte themelore e njeriut prandaj cdo shtet eshte i thirrur ta respektoje ashtu si duhet te respektoje kontributin qe i japin te krishteret mbare shoqerise Zgjerimi i kesaj hapesire te lirise behet kerkese e domosdoshme per tu garantuar te gjithe atyre qe u perkasin bashkesive te ndryshme fetare mundesine te jetojne e ta praktikojne fene e tyre ne liri te plote. Ky argument urgjenca dhe nevoja e te cilit u ripohua me force nga Eterit sinodale mund te behet objekt i dialogut ndermjet te krishtereve e myslimaneve.
Pervec kesaj per tiu pergjigjur nevojave te tjera te ngutshme te Lindjes se Mesme e jo vetem Benedikti XVI njoftoi se Asambleja e ardhshme e pergjithshme e Sinodit te Ipeshkvijve do ti kushtohet Ungjillezimit Vendosa tia kushtoj Asamblene e ardhshme te pergjithshme te zakonshme me 2012 temes Nova evangelizatio ad christianam fidem tradendam Ungjillezimi i ri per transmetimin e fese se krishtere. Se fundi Papa i siguroi besimtaret e Lindjes se Mesme Nuk jeni kurre vetem Selia e Shenjte e mbare Kisha ju shoqerojne ne cdo hap. Jane me ju
Fokus - Kisha katolike bashkon larmite ne polifonine e fese se vetme/Kisha eshte katolike sepse universale sepse bashkon larmite ne polifonine e se vetmes fe kjo eshte sinteza e fjaleve qe tha dje Benedikti XVI ne dreken tradicionale shtruar ne Vatikan ne perfundim te punimeve sinodale. Ishte nje takim festiv dje ne tremen e Salles se Palit VI ne Vatikan. Sekretari i pergjithshem i Sinodit te ipeshkvijve imzot Nikola Eterovic i paraqiti Benediktit XVI te dhenat kryesore te punimeve ne te cilat moren pjese 173 Eter sinodale. Patriku i Sireve Injac Josifi III Junan kryetar-delegat i Sinodit pohoi se tani perfaqesuesit e Kishave Lindore do te marrin rrugen e kthimit ne trojet e tyre per ta kumtuar Ungjillin pa frike me dashuri e vertetesi. Papa theksoi se dhurata me e bukur e Sinodit ishte bashkimi ne larmine e Kishave te Lindjes nje bashkim qe behet deshmi Pame pasurine larmine e ketij bashkimi. Jeni Kisha te riteve te lashta e te ndryshme qe megjithate formojne se bashku me ritet e tjera nje Kishe te vetme katolike. Eumlshte gje e bukur ta shikosh kete katolicitet te vertete kaq te pasur me larmi kaq te begate me mundesi me kultura te ndryshme e megjithate te veresh se pikerisht keshtu rritet polifonia e nje feje te vetme e nje bashkimi te vetem te zemrave te cilin vetem Zoti mund ta jape. Bashkimi katolik vijoi Ati i Shenjte eshte bashkim i hapur dialogues qe e shtrin pambarimisht doren per te shtrenguar doren e vellezerve te Kishes ortodokse e te bashkesive te tjera te krishtera me vetedijen se te gjitha lsquojane te bashkuara ne Krishtin pavaresisht nga ndarjet e jashtme. E kjo sepse e Verteta nuk cakton kufij perkundrazi hap perhere horizonte te reja Prandaj dialoguam edhe me vellezerit myslimane e me vellezerit hebrenj te gjithe se bashku me pergjegjesi te larte per dhuraten e paqes per paqen pikerisht ne kete pjese te tokes se bekuar nga Zoti djep i krishterimit e edhe i feve te tjera. Duam ta vijojme ecjen ne kete udhe me force me butesi e me e pervujteri por edhe me guximin e se vertetes me dashurine e cila i hap te gjitha zemrat.
Marre nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›