Kosova pa konsensus per dalje nga kriza
Subjektet politike ne Kosove nuk kane arritur ende konsensus per daljen e vendit nga kriza institucionale qe eshte shkaktuar me terheqjen e Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeverises. Partia Demokratike se ciles i ka mbetur barra e udheheqjes me institucionet qendrore premton se se shpejti do te kete rrugedalje nga kriza. PDK nuk deshiron qe te vazhdoje te qeverise e vetme vendin deri ne zgjedhjet e pergjithshme te caktuara me daten 13 shkurt. Zyrtare te saj thone se kjo parti ka humbur legjitimitetin per ta udhehequr presidencen qeverine dhe kuvendin pas terheqjes nga koalicioni te partnerit te dikurshem Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Partia Demokratike angazhohet per ngritjen e mocionit te votebesimit per qeverine qe do ti paraprinte mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme. Nje anetar i kryesise se PDK-se Memli Krasniqi nuk ka dashur te thote nese vete kryeministri do te kerkoje votebesimin e qeverise se tij ne parlament apo nese grupi parlamentar i partise do ta inicoje kete procedure. Ai tha se zgjatja e boshllekut institucional eshte e demshme per Kosoven dhe premtoi daljen e shpejte nga kjo gjendje.
Per ne te gjitha zgjidhjet kushtetuese jane te pranueshme per ne eshte me rendesi qe vendi te dale nga kriza sa me shpejt qe eshte e mundur. Askush nuk mund ta mohoje se vendi eshte ne krize institucionale sot ka ministri qe LDK-ja i ka lene shkrete - tha zoti Krasniqi. Mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme per here te pare nuk e ka kundershtuar as Lidhja Demokratike e Kosoves.
Sekretari per marredhenie nderkombetare i LDK-se Skender Hyseni tha se LDK do te parapelqente qe zgjedhjet te mbaheshin ne kohen e caktuar perkatesisht me 13 shkurt por nuk eshte as kunder mbajtjes me heret te tyre. Por sipas tij organizimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme ne muajin dhjetor do ta bente te veshtire vezhgimin e tyre nga nje mision i huaj me cka mund te rrezikohet legjitimiteti nderkombetar i zgjedhjeve.
E vetmja gje te cilen LDK-ja nuk e deshiron eshte kontestimi eventual i atyre rezultateve nga cilado force politike e Kosoves dhe une ju siguroj se LDK nuk do ta kontestonte asnjehere nje proces te rregullt zgjedhor. Nuk duhet ta perjashtojme si mundesi qe mund te kete forca politike qe mund ta shfrytezojne si alibi mungesen e vezhguesve nderkombetare qe te vendosin pikepyetje ne rregullsine dhe ligjshmerine e ketij procesi zgjedhor - deklaroi zoti Hyseni.
Kundershtarja me e forte e mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme mbetet Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ne opozite. Kjo parti kembengul ne respektimin e afatit te caktuar me pare per mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme. Per bindjen tone qeveria e Republikes se Kosoves qe moti e ka humbur funksionalitetin sidomos pas zgjedhjeve te kaluara lokale por nese ka pak vullnet politik mund te sigurohet nje pajtueshmeri e funksionimit te kuvendit dhe qeverise deri me 13 shkurt - tha Blerim Shala nenkryetar i AAK-se. Ne perpjekje te perafrimit te qendrimeve per dalje nga kriza institucionale ne te cilen ka hyre vendi qe nga fillimi i kesaj jave Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit ka ftuar te enjten partite opozitare te diskutojne per kete ceshtje. Kjo parti nuk eshte kunder mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme dhe nuk perjashtohet mundesia qe pikerisht grupi parlamentar i AKR-se te inicioje ne parlament mocionin e votebesimit per qeverine. Nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli ka thene se subjektet politike duhet te sillen me pergjegjshmeri ndaj situates se krijuar.
Secili subjekt politik ose secili grup parlamentar e ka pergjegjesine qe te veproje ne raport me nevojat e vendit. Ne si subjekt politik dhe si grup parlamentar po i shqyrtojme modalitetet per te dhene ndihmesen tone ne drejtim te zhbllokimit te kesaj gjendjeje - u shpreh ai.
Ndersa vazhdojne konsultimet ndermjet subjekteve politike per daljen nga kriza grupi punues per reformat zgjedhore ka paralajmeruar se te premten mund te finalizoje propozimet e tij per ndryshimin e ligjit per zgjedhjet qe pastaj duhet te miratohen ne parlament. Megjithate votimet e reja ne Kosove pritet te organizohen me shume pak ndryshime nga ato paraprake per shkak te kohes se shkurter ne dispozicion per reforma permbajtesore ne legjislacionin zgjedhor. Vitin e kaluar Komisioni Evropian i kishte kerkuar Kosoven qe te bente ndryshime ne ligj per te shmangur parregullsite qe u vene re ne zgjedhjet lokale te 2009-es.