E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrja/Serbia te mos sanksionoje serbet qe do te marrin pjese ne zgjedhje

25-10-2010 / Gazeta 55

Sekretari shteteror ne Ministrine per Kosoven Oliver Ivanoviq ka vleresuar se Qeveria e Serbise nuk ka kohe te mjaftueshme per te shqyrtuar nese pjesemarrja ne zgjedhjet e parakohshme ne Kosove te caktuara per 13 shkurt do te ishte e mire per serbet. Ai u ka thene te dielen medieve serbe se caktimi i zgjedhjeve eshte bere papritmas dhe se nuk ka kohe te mjaftueshme per te shqyrtuar vendimin nese do te ishte mire per serbet dhe Serbine pjesemarrja ne keto zgjedhje. Ivanoviq eshte shprehur kunder vendimeve te shpejta ne lidhje me pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet ne Kosove ndersa ka shprehur bindjen se keto zgjedhje do te mbahen ne dhjetor per shkak te prishjes se koalicionit qeverises dhe jo me 13 shkurt sikurse ishte paralajmeruar pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu. Ai ka thene se serbet nuk jane ne gjendje te sjellin vendime ne menyre te pavarur. Eumlshte jo reale te pritet qe Qeveria i Serbise ti ftoje ata pasi nuk na kane ofruar shansin qe te shqyrtohet seriozisht situata dhe te marrim qendrim duke pasur parasysh se zgjedhjet jane te jashtezakonshme eshte shprehur Ivanoviq duke shtuar se do te ishte mire qe Serbia te mos sanksionoje ata serbe qe mendojne ndryshe dhe qe marrin pjese ne zgjedhje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›