Shkodër/ Bie niveli i ujit, situata drejt normalizmit

Në zonën e Nënshkodrës gjatë ditës së sotme ka pasur një tendencë të uljes së nivelit të ujit dhe situata duket se po shkon drejt normalizimit. Kështu në rrugën nacionale të Shkodrës dhe në rrugën tek harku i Bërdicës nuk ka prezencë uji.
Një ditë më parë në këto akse në veçanti tek harku i Berdicës kalimi ishte i pamundur. Ndërkohë përmbytja e dytë e Nënshkodrës ka futur nën ujë 5350 ha tokë, 108 shtëpi janë përmbytur dhe 723 banesa të tjera janë rrethuar nga uji.