Shkodër, bien prurjet; evakuohen dhjetëra familje
Megjithatë, Shtabet e Emergjencës po punojnë për të pasur nën kontroll situatën. Për këtë arsye, sot janë evokuar disa familje më të rrezikuara.
Nga përmbytjet e fundit më e prekur rezulton të jetë komuna e Dajçit e Bregut të Bunës. Nga pasditja e djeshme nga komuna e Dajçit të Bregut të Bunës janë evakuuar 142 familje, kryesisht nga fshatrat Darragjat, por dhe nga fshatrat Pentar, Suka Dajç, Shirq dhe Mushan. Burime nga Shtabi i Emergjencës bëjnë të ditur se në fshatin Obot të komunës Ana e Malit janë evakuuar 12 familje, ndërsa nga komuna Velipojë 10 familje.
Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencës në prefekturën e Shkodrës ka planifikuar një sërë ndërhyrjesh në disa nga zonat problematike, krysisht në përforcimin e argjinaturave në Darragjat të komunës Dajç, në fshatin Ças në komunën Velipojë, në fshatin Ashtë dhe Mali i Jushit të komuns Bushat, etj.