E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet pozitë-opozitë, vjen në Tiranë Stefano Sannino

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino pritet të vijë sot në Tiranë për të nxitur bisedimet pozitë-opozitë lidhur me reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Lidhur me ligjet që duan 3/5 e votave mazhoranca dhe opozita duket se skanë gjetur akoma një zjgidhje, teksa për reformën zgjedhore dhe për rregulloren e parlamentit kanë rënë dakort për ngritjen e dy komisonëve hetimore.

Sipas kreut të socialistëve Rama, u bë me dije se PS-ja do të paraqesë një program të detajuar lidhur me miratimin e ligjëve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend (84 vota).

Nga ana tjetër vetë mazhoranca ka akuzar Partinë Socialiste si penguese të miratimit të këtyre ligjëve dhe se ajo nuk ka sjellë asnjë argument ligjor se përse kundërshton votimin.

Ndërmjetësimi në bisedime i Stefano Sanninos mund të shërbejë që të dyja palët të bien në një konsensus lidhur me votimet me 3/5.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Stefano Sannino: Nevojitet dialog pozitë-opozitë
  2. Reforma zgjedhore, kanë filluar bisedimet pozitë-opozitë
  3. Reforma në drejtësi, PS ftesë PD-së për bisedime

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›