E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i ri grek do të jetë Lukas Papadhimos

Greqi- Lukas Papadhimos është emri i kryeministrit të ri të Greqisë.

Presidenca greke e dha lajmin përmes një deklarate për shtyp, duke u shprehur se në takim mes Papandreut, Samaras, Karatzaferis me presidentin Papulias u vendos se në krye të qeverisë së Unitetit Kombëtar do të jetë zv/presdienti i BQE Lukas Papadhimos. mesohet se tashmë Papadhimos gjëndet në presidencë, dhe sipas kushtetutës atij i kërkohet nga presidenti të formojë qeverinë e re.

Pas pesë ditë bisedimesh mes krerëve më të lartë të shtetit grek u arrit marrëveshja që në krye të qeverisë së Unitetit Kombetar do të jetë ekonomisti i shquar Lukas Papadhimos.

Sfidat që e presin kryeministrin janë të shumta, por emërgjente është marrja e këstin të gjashtë të ndihmës nga BE-ja prej 8 miliardë eurosh, pasi Greqia është në krizë të fortë për mungesë të ardhurash. Miratimi i buxhetit të ri në parlament, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së 26 tetorit me Brukselin janë dy detyrat e tjera kryesore të qeverisë së re greke.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kryeministri i ri grek, Vasilis Skuris?
  2. Kriza politike në Greqi, prishet pakti për Papadhimos
  3. Brukseli në pritje të qeverisë së re greke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›