Bisedimet rifillojne te merkuren

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë të mërkurën, pasi dy
palët dhe Brukseli kanë rënë dakord ditën e hënë për një takim tjetër.
Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Blic”, që citon burime diplomatike, sipas të cilave përbërja e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit do të mësohen më vonë gjatë së martës. Gazeta serbe shkruan se Serbia do të përfaqësohet sikurse në takimet e kaluara nga kryeministri Ivica Daçiç, ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe zëvendësi i tij i parë, Vuçiç. Burimet e cituara nga e përditshmja “Blic” deklarojnë Bisedimet Serbia kritikon deklaratat e Thaçit "Jo dialog pa ndërmjetës" Nuk ka diskutime të reja me Serbinë se delegacioni Serb do të shkojë në Bruksel me ide konkrete, me insistimin që nga marrëveshja e fundit të hiqet pjesa që parashikon që Mitrovica jugore t’i bashkohet veriut të Kosovës. Burimet vlerësojnë se një marrëveshje e tillë ka shanse të arrihet, pasi në Uashington dhe në Berlin janë gati të ushtrojnë presion mbi Prishtinën që ta pranojnë këtë opsion. Burimet i referohen këtu vizitës që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zëvendësministrja e Jashtme e Serbisë po zhvillojnë në Berlin, ku kanë në plan takime me këshilltarin e kancelares Merkel. Gjithashtu, Serbia do të insistojë që në veri të ketë një gjykatë apeli, polici serbe dhe që trupat e FSK-së të mos jenë atje në asnjë rrethanë, gjë që është e vështirë të pranohet nga Kosova.