E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjysmimi i takses per mjetet debate ne Komision

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme projektligjin për përgjysmimin e taksave për automjetet e cila u propozua pak kohë më parë nga kreu i Qeverisë, Sali Berisha.

Gjatë mbledhjes opozita e ka akuzuara mazhorancën se nisma për të përgjysmuar taksën e automjeteve është tërësisht politike dhe bëhet në prag të zgjedhjeve për arsye elektorale. “Vendimi po bëhet për arsye politike pasi nuk mund të ndryshohen taksat në mes të vitit dhe në fund të mandatit. Me çfarë do të mbulohet deficiti në buxhet? Qeveria ka thënë se do përdoren të ardhurat nga privatizimet”, janë shprehur deputetët socialistë. Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj ka theksuar se kjo nismë e Qeverisë do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe u vjen në ndihmë shqiptarëve. “Në sajë të këtij vendimi parashikohen të rriten arkëtimet e të ardhurave ndërsa 2.5 miliardë lekë do të jetë efekt në buxhet i këtij vendimi”, tha Rrushaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›