E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet teknike me Serbinë

Prishtinë - Të gjithë të përditshmet kosovare në ballinat e tyre kanë botuar shkrimet rreth mundësisë së bisedimeve teknike midis Kosovës dhe Serbisë. Gazeta Express në ballinë ka tekstin kryesore me titull “Flet në Munich”. Fjala është për presidentin Fatmir Sejdiu i cili do të flas në Konferencës e Munichit, para 300 pjesëmarrësve, në darkën hapëse. Mes tjerash aty do të jenë prezentë Zëvendëspresidenti Joseph R. Biden, Pesidenti francez Nicholas Sarkozy, kancelarja Angela Merkel. Ambasadori Wolfgang Ishinger thotë se kjo është një shenjë speciale vlerësimi për mysafirin e ri- Kosovën.

Kjo e përditshme në ballinë ne saj ka edhe një tekst tjetër me titull “Nisin Akuzat”, ku kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa Gani Koci , thotë se guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi duhet të përballet me drejtësinë për humbjet e Trustit. Rexhepi pohon se vazhdimisht ka rekomanduar për strategjinë e investimeve.
Koha Ditore shkrim kryesor në numri e sotëm ka “Kryeministri Thaçi injoron Zannierin”. Në këtë shkrim thuhet se si kryemisnitri i Kosovës ka lënë pezull ftesën e PSSP-së për takim.
Trusti vazhdon humbjet edhe në vitin 2009. Kjo është tema kryesore me të cilën është hapur e përditshmja tjetër Kosova Sot. Kjo gazetë në numrin e sotëm ka botuar edhe një raport të ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas të cilit serbët e policisë së Kosovës janë në shërbim të MUP-it serb.

Edhe Infopress temë kryesore mban mundësinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në shkrimin kryesor në këtë të përditshme thuhet se Prishtina zyrtare tregon kufijtë.
Gazeta Lajm ka realizuar një intervistë me eurodeputeten Doris Pack, e cila në këtë intervistë ka kritikuar ndërkombëtarët. Sipas Pack Kosova është bërë vend ku të huajt fitojnë shumë para në vend se të ndihmojnë institucionet e Kosovës.

“Po, kishte marrëveshje”, është shkrimi të cilin Epoka e Re ka vendosur në faqen e parë. Fjala është për marrëveshjen që ka ekzistuar për zgjedhjet në 2007. Këtë e ka thënë ish ministri Sadik Idriz.

E përditshmja tjetër “Zëri” po ashtu në numrin e sotëm ka shtjelluar temën lidhur me bisedimet teknike Prishtinë-Beograd. “ A do të ketë ‘bisedime teknike’ midis Prishtinës dhe Beogradit” ? është tema kryesore që ka botuar sot kjo gazetë.

Ndërsa Bota Sot, temë kryesore ka faktin se Kosova është pa këshill të sigurisë dhe ndërhyrja në veri mbetet peng e këtij këshilli.

Per start Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›