E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi, bisedime me ndërkombëtarët, jo me Kosovarët

Prishtinë - Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, Beogradi është i gatshëm të bisedojë me autoritetet ndërkombëtare në Prishtinë, para së gjithash me UNMIK un, EULEX in, KFOR in, por jo me udhëheqësit shqiptarë. "Sa u përket çështjeve teknike dhe dialogut mes Beogradit zyrtar dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në Prishtinë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha çështjet, por natyrisht në këtë moment. Të vetmin bashkëbisedues për zgjidhjen e të gjitha problemeve në Kosovë e shikojmë në bashkësinë ndërkombëtare, që nënkupton, para së gjithash UNMIK un, EULEX in, KFOR in dhe dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që veprojnë atje", ka thënë për BBC-në Bodganoviç.

Sipas tij, Beogradi mund të hynte në bisedime me udhëheqësit shqiptarë vetëm për çështje që kanë të bëjnë me statusin, duke thënë se "statusi nuk është zgjidhur, se kjo çështje duhet të rihapet". Ndërkaq autoritetet e Kosovës kanë përsëritur se bisedimet me Serbinë mund të zhvillohen vetëm si dy vende të pavarura dhe vetëm për çështjet teknike, duke ritheksuar se askush nuk mund të vendosë për Kosovën pa miratimin e Prishtinës zyrtare. Ndërkohë autoritetet ndërkombëtare në Kosovë po bisedojnë për gjetjen e një formule që do të mundësonte zhvillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›