Thaçi: Serbia ti kërkojë falje Kosovë
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Rundshau”, se ka ardhur koha që Serbia t’i kërkojë falje popullit të Kosovës. Për numrin e sotëm të kësaj të përditshme gjermane kryeministri Thaçi ka vlerësuar se “ka ardhur koha që Serbia ta lus popullin e Kosovës për falje” dhe ka shtuar se “në Kosovë, Serbi - do të thotë njësoj si edhe gjenocidi”. Duke thënë se “ardhmëria e Mitrovicës në të vërtetë është ardhmëria e Kosovës”, Thaçi ka thënë se “tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme”. “Beogradi duhet të mësojë se për Serbinë nuk ka perspektivë evropiane në qoftë se konteston sovranitetin e një vendi tjetër”, ka thënë kryeministri i Kosovës.