E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Demolli, vizitë zyrtare në Bruksel

Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga ministri Haki Demolli, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me një numër zyrtarësh të lartë të Bashkimit Evropian.

Delegacioni kosovar do të qëndrojë në Bruksel deri me 24 qershor, bën të ditur Ministria e Drejtësisë, nëpërmes një komunikate për shtyp.

Gjatë kësaj vizitë, delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë do të ketë takim me Viviane Reding, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për Drejtësi, të Drejta Fondamentale dhe Shtetësi; me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian; me Lawrence Meredith, Shefi i Divizionit të Komisionit Evropian për Kosovën; me Ulrike Lunaçek, deputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe me Tanja Fajon, deputete dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat, Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›