Çitaku: Vendimi i GJND-së do ta këndellë Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës beson që opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do t’i shërbejë Serbisë që të këndellet dhe ta pranojë realitetin e krijuar në Kosovë dhe në tërë Ballkanin. Zëvendësministrja Vlora Çitaku ka thënë se Kosova i ka ofruar Serbisë dorën e bashkëpunimit edhe më herët, por fatkeqësisht ajo ka vazhduar ta injorojë realitetin e krijuar.
Këto komente, Çitaku i bëri të martën pas takimit me homologun e saj, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Zoran Petrov, me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për protokoll mes dy ministrive.
Me këtë rast, Çitaku ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe ka vullnetin e mirë, të ndërtojë raporte të fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë.
“Ne besojmë se përmbyllja e procesit në GJND do të shërbejë si një shkëndijë këndellëse për politikën në Beograd, që ata të kuptojnë që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Janë një varg çështjesh që janë të pandryshueshme, mirëpo Prishtina ka vullnetin e mirë që të ulet të bisedojë me Beogradin për çështje të interesit reciprok posaçërisht, për çështjet që ndërlidhen me proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Çitaku.
Zëvendësministri maqedonas ka thënë se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj karshi Kosovës.
Ai ka theksuar se realiteti i krijuar në Kosovë herët apo vonë, duhet të pranohet.
“Ka një realitet në politikë të jashtme dhe herët apo vonë secili duhet ta pranojë.
Ne duhet të respektojmë situatën e brendshme. Unë mendoj se Serbia do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, por pyetje është kur do të ndryshojë dhe askush nuk e di se kur”, ka thënë Petrov.
Ndërkohë lidhur me dyshimin për varreza masive në Maqedoni, përkatësisht afër lumit Lepenc dhe në varrezat e Butelit në Shkup, zv. ministri i Jashtëm maqedonas ka thënë se kërkohen dëshmi zyrtare dhe për këtë Maqedonia është e hapur që të ketë bashkëpunim me Kosovën.
“Në këtë moment na nevojiten dëshmi zyrtare dhe kërkesa zyrtare nga ana e Kosovës dhe të organizohen organe zyrtare për të hulumtuar rastin. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe jemi të interesuar për të mbyllur këtë çështje sa me shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Zëvendësministrja e Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kjo çështje ishte po ashtu temë e takimit të sotëm dhe se ka vullnet politik si në Prishtinë po ashtu edhe në Shkup për zgjidhjen e kësaj çështje.
“Ka vullnet politik për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme. Tashmë ministritë e drejtësisë kanë bërë shkëmbimin e notave zyrtare lidhur me këtë çështje, po ashtu kemi ndihmë edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Besojmë se kësaj çështje do t’i jepet zgjidhje”, ka thënë Çitaku.
Gjatë këtij takimi, Çitaku e Petrov kanë nënshkruar marrëveshjen e gjashtë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë
Kjo marrëveshje është një protokoll bashkëpunimi mes dy ministrive të jashtme në bazë të së cilës dy ministritë do të bashkëpunojnë në shumë fusha, në atë të trajnimeve, të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, sidomos në sferat të cilat ndërlidhen me procesin integrues me BE-në, sikur edhe në identifikimin e prioriteteve për përfitime nga fondet e paraanëtarësimit, Komisionit Evropian etj. /kosovapress/