E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet,Prishtina:BE na kushtutëzon me marrëveshje

PRISHTINË- Aspirata për antarësim në BE kushtëzon si Serbinë ashtu edhe Kosovën të shkojnë drejt një marrëveshje për sa u përket bisedimeve dypalëshe për cështje teknike.

Negociatorja e palës kosovare Edita Tahiri në një interviste për Europa e Lirë thekson se pret përparime, por edhe rezultate për arsye se edhe Kosova, edhe Serbia duan të afrohen me BE-në.

“Kjo rrugë është një lloj kushtëzimi për të dyja palët, është një lloj standardi që duhet plotësuar duke treguar gatishmërinë për zgjidhje për çështjet praktike”,- deklaron Tahiri duke shtuar me tej se përvojat e kaluara në bisedimet me Serbinë, qoftë në Rambuje, qoftë në Vjenë, kanë treguar se pala serbe nuk ka qenë konstruktive dhe nuk ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshje.

“Nuk dua të paragjykoj sjelljen e tyre - thekson kryenegociatrorja e palës kosovare , por e di se janë të kushtëzuar, kanë shprehur dëshirën të integrohen në BE dhe mendoj se janë të vetëdijshëm se është një lloj kushtëzimi që kësaj radhe të jenë më konstruktivë.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›