Shqipëria kryeson me rritje ekonomike
Nga Express më 09 prill 2011 në ora 22:04
Departamenti i Ekonomisë dhe i Çështjeve Financiare në Komisionin Evropian e rendit ndër vendet e para për një sërë treguesish ekonominë shqiptare.
Raporti i publikuar të shtunën thotë se Shqipëria qëndron në krye të vendeve evropiane, me rritje të madhe ekonomike gjatë periudhës së krizës botërore dhe pas saj.
Në përmbledhjen e përgjithshme të situatës ekonomike të vendeve të Evropës, akoma jo anëtare të BE-së, ky raport shprehet se trendi i rritjes është akoma negativ ose shumë i ulët në Ballkanin Perëndimor, por vetëm Shqipëria mbeti përjashtim në rajon si vendi që kapërceu në kohën e krizës pa rënie ekonomike 2010.