Ndalen kamionët me targa serbe
Nga Express më 09 prill 2011 në ora 18:15
Shtatëmbëdhjetë kamionë me targa të Kralevës së Serbisë janë ndaluar të premten pasdite në Dobrushë të Istogut nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi Zeqir Kelmendi ka theksuar se gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe të automjeteve është konstatuar se 15 automjetet nuk kanë qenë teknikisht në gjendje të rregullt dhe njëri prej automjeteve është ndalur për mbingarkesë.
“Automjeteve u është ndaluar lëvizja, derisa t’i eliminojnë defektet teknike”, ka bërë të ditur Kelmendi. Ai ka pohuar se këto automjete ishin duke lëvizur nga Mitrovica në drejtim të Rozhajës, derisa ishin duke transportuar xehe.