Lironi pronat
Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) nënshkruan të hënën marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës parashihet që policia të asistojë gjatë punës së AKP-së, gjegjësisht gjatë dëbimit të uzurpuesve të pronave.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, policia dhe AKP u zotuan se do të bashkëpunojnë në bazë të marrëveshjes dhe konform legjislacionit në fuqi për përmbushjen e mandatit dhe misionit që ka AKP-ja.
Drejtori i Përgjithshëm për shtyllën e operativës në Policinë e Kosovës, Shpend Maxhuni tha se policia është agjencia primare e zbatimit të ligjit në Kosovë, ndërsa e quajti të arsyeshme nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me AKP-në.