E Diel, 1 Nëntor 2026

"Biseduam per municionet e pashperthyera"

Zevendes sekretari amerikan per Mbrojtjen Gordon England pranoi diten e djeshme se gjate takimit me kryeministrin Berisha kishin biseduar edhe per ceshtjen e municioneve te pashperthyera ne vend. Sasia e medha e municioneve te pashperthyera ne vend ka qene gjithmone nje teme e rendesishme bisedimi mes perfaqesuesve pergjegjes te vendit tone dhe partnereve nderkombetare ne kuader te aspirates te Shqiperise per tu bere anetare me te drejta te plota ne NATO. "Kryeministri dhe une patem mundesine te diskutonim nje numer temash, te rendesishme per te dy vendet tona. Folem mbi stabilitetin e rajonit, modernizimin ushtarak te Shqiperise, klimen e biznesit, reformat ne vazhdim, si dhe ceshtjen e municioneve te pashperthyera", deklaroi England. Po keshtu ne fjalen e tij, Gordon England theksoi se ShBA dhe Shqiperia ndajne nje partneritet te forte dhe nje miqesi te ngrohte edhe per sa i perket ceshtjeve te perbashketa te mbrojtjes. "SHBA dhe Shqiperia ndajne nje partneritet te forte dhe nje miqesi te ngrohte. Ushtria shqiptare po sherben krah per krah ushtrise amerikane ne Irak dhe Afganistan. Forcat e Armatosura te Shqiperise gjithashtu po luajne nje rol te rendesishem duke mbeshtetur operacionet paqeruajtese neper bote", deklaroi numri dy i mbrojtjes amerikane. Po keshtu, ai deklaroi se Shqiperia eshte nje kontribuuese kyce per te siguruar bashkepunim dhe siguri anembane Ballkanit dhe vendet tona ndajne synimin e cuarjes perpara te paqes dhe begatise ne rajon. Ne kete kuader zv sekretari i Mbrojtjes theksoi, se per te ishte shume e rendesishme qe vetem pak dite me pare senati amerikan miratoi hyrjen e Shqiperise ne NATO. Keshtu miratimi i protokollit te bashkepunimit mes Shqiperise dhe NATO-s nga senati amerikan u pershendet si nga kryeministri Berisha dhe nga perfaqesues te tjere te larte ne vend, duke e quajtur kete moment kyc per integrimin e metejshem te vendit ne kete aleance.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›