E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Pavaresi te institucioneve

TIRANE - Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nga qeveria, reforma dhe te respektoje institucionet e pavarura. Ne kulmin e debatit mes pozites dhe opozites ne vend per projektligjin e Prokurorise se Pergjithshme, qe deputetet e majte e perkthejne ndryshe, kontroll nga qeveria e ketij institucioni, Zevendes Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Gordon England gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, vuri theksin pikerisht ne institucione te pavarura si kusht per ecurine drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. "Nxis si qeverine ashtu edhe popullin te vazhdojne keto reforma dhe te respektojne institucionet e pavarura qe do te ndihmojne vendin tuaj te ndertoje nje demokraci dhe ekonomi te forte", theksoi England. Sipas tij, gjate thuajse dy dhjetevjecareve te fundit, Shqiperia dhe ShBA kane punuar sebashku per te ndihmuar popullin shqiptar te kaperceje pasojat afatgjata te komunizmit dhe luftes. Pergezoj udheheqjen shqiptare dhe popullin shqiptar dhe perparimin domethenes te arritur ne permbushjen e shume reformave. Zevendes Sekretari Amerikan i Mbrojtjes u shpreh se gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha diskutoi nje numer termash te rendesishme per te dy vendet. "Folem mbi stabilitetin e rajonit, modernizimin ushtarak te Shqiperise, klimen e biznesit, reformat ne vazhdim, si dhe ceshtjen e municioneve te pashperthyera", u shpreh England. Ai vleresoi dhe partneritetin e ngrohte mes dy shteteve si dhe vleresoi ushtrine shqiptare qe po sherben krah per krah ushtrise Amerikane ne Irak e Afganistan. "ShBA jane shume mirenjohese per mbeshtetjen tuaj te vazhduar te ketyre misioneve kritike. Shqiperia eshte nje kontribuese kyce per te siguruar bashkepunim dhe siguri anembane Ballkanit dhe vendet tona ndajne synimin e cuarjes perpara te paqes dhe begatise ne rajon. Eshte nje kenaqesi e vecante qe jam ketu kete jave, pasi Senati i ShBA miratoi hyrjen e Shqiperise ne NATO", theksoi ai. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha vleresoi kontributin e madh qe SHBA kane dhene per ndryshimin e Shqiperise. "Momentet me kulmore te kesaj ndihme kane qene vizita e presidentit amerikan George W. Bush ne Shqiperi, mesazhet e medha qe ai solli per integrimin e Shqiperise ne NATO, si dhe per pavaresine e Kosoves, nga te cilat pavaresia e Kosoves u be realitet, nderkohe qe anetaresimi ne NATO po behet realitet", u shpreh Berisha. Shqiperia ka pasur nevoje te jashtezakonshme per te ndryshuar dhe askush me shume se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ka ndihmuar ne keto ndryshime. Nderkohe Kryeministri ka vleresuar dhe ndihmen qe Shtetet e Bashkuara kane dhene ne ndryshimin e vendit dhe ne reformen ne Forcat e Armatosura Shqiptare, ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Dua te vecoj ketu tre projekte, te cilat u ndermoren ne kuader te Pragut te Llogarise se Sfides se Mijevjecarit: regjistrimi elektronik i biznesit, taksat elektronike, prokurimet elektronike, praktika te cilat kane ndryshuar tashme ne Shqiperi dhe qe u bene nje shtytje e madhe per ndryshime te medha ne klimen e biznesit dhe ne luften kunder korrupsionit ne vend", ka deklaruar kryeministri shqiptar, Berisha gjate takimit te djeshem. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›