E Diel, 1 Nëntor 2026

Biserko: Pavaresia e Kosoves ndikoi pozitivisht edhe te serbet

Hulumtimi i raportit te Keshilli te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi tregoi qe pavaresia e Kosoves ka ndikuar pozitivisht edhe te serbet. Kryetarja e Keshillit, Sonja Biserko, deklaroi dje nga Prishtina, se shpallja e pavaresise se Kosoves i ka kontribuar relaksimit te raporteve nderetnike. Hulumtimi eshte bere neper vendet e banuara me shumice serbe dhe qe ka zgjatur shtate muaj. Nga ky raport deshmohet se politika e Beogradit mbetet ajo qe ndikon shume ne mos integrimin e serbeve ne jeten institucionale ne Kosove, perderisa verehet se institucionet e Kosoves kane perqafuar politikat pro-evropiane per integrimin e komuniteteve. Biserko thote se siguria dhe liria e levizjes nuk jane me shqetesimet kryesore te komunitetit serb ne Kosove, por se shqetesimet e tyre kane te bejne me papunesine dhe gjendjen e rende ekonomike. Keshilli i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut veren se shpallja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar pozitivisht edhe te serbet. "Pas shpalljes se pavaresise, sikur erdhi deri te nje lehtesim dhe se bashkesia serbe ne njefare menyre e pranoi kete realitet dhe tash pret qe gjendja te permiresohet, marre parasysh qe serbet neper enklava vazhdimisht ishin kunder modelit te ndarjes se Kosoves, sepse keshtu do te mbeteshin te lene anash", theksoi kryetarja e Keshillit te Helsinkit. Ajo nenvizoi ne vazhdimesi se Beogradi ka luajtur politika te dyfishta, jo vetem ndaj Kosoves dhe pavaresimit te saj, por edhe ndaj vete serbeve. Biserko tha se Beogradi ka lejuar kthimet, vetem ne ato zona ku shpresonte se do te kete ndarje te Kosoves, si strategjia e vetme e ketij vendi. Prandaj, sipas saj, eshte shume me rendesi qe ndikimi i Beogradit te zvogelohet sa me shume ne Kosove, ne zonat e banuara me serbe, ne menyre qe ata te fillojne te shohin dhe te ndertojne te ardhmen e tyre ne Kosove. Ne emer te Keshillit te Helsinkit, kryetarja e ketij keshillit i ka rekomanduar edhe Qeverise se Kosoves dhe bashkesise nderkombetare forma se si do te mund te ndikohej ne permiresimin e kushteve te jeteses per serbet, duke i integruar dhe larguar ata nga izolimi neper geto. "Ceshtja e papunesise, si problemi kryesor i bashkesise serbe, e qe eshte edhe problemi kryesor i shqiptareve, do te mund te fillohej te zgjidhej me projektet e perbashketa te Serbise dhe Kosoves, sic eshte ndertimi i perbashket i Termocentralit, me te cilin edhe do te punesoheshin si shqiptaret, ashtu edhe serbet, e po ashtu do te stabilizohej edhe gjendja e furnizimit me rryme", thekson Biserko. Ajo tha se Kosova, si shteti me i ri ne Evrope, ka rastin e mire qe t'i kultivoje traditat e veta, marre parasysh se ky shtet nuk eshte identifikuar sikurse shtetet tjera te rajonit me shumicen, por eshte perkufizuar si shtet i te gjithe qytetareve te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›