Greva e grekeve, emigrantet kthehen nga rruga
Nje greve e paralajmeruar ne sistemin doganor te Greqise ka bllokuar gjate dites se djeshme levizjen ne te dyja anet e kufirit ne pikat e Kakavijes, Kapshtices dhe Tri Urave. Sipas burimeve zyrtare ne drejtorite e policive te Gjirokastres dhe Korces, prej ores 06:00 eshte pezulluar levizja e automjeteve ne drejtim te Greqise dhe anasjelltas. Shkak per kete bllokim te punes eshte bere greva e doganiereve greke. "Ne u vume ne dijeni nga ana e doganiereve greke se do te bllokohej puna deri ne oren 06:00 te se martes", thane burime zyrtare te policise per gazeten "KJ". Gjate kesaj kohe ne drejtim te Greqise jane lejuar te levizin vetem kembesoret dhe rastet e urgjencave. Nderkohe postblloqet e policise rrugore pergjate rruges kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije dhe Korce-Kapshtice, kane vendosur ne dijeni te gjithe drejtuesit e automjeteve qe udhetonin ne drejtim te Greqise ne lidhje me kete nderprerje te punes.
Policia
"Pas marrjes se njoftimit nga homologet tane greke ne vendosem ne dijeni te gjithe drejtuesit e automjeteve", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Nderkohe gjate mengjesit dhe mesdites se djeshme ka vijuar normalisht levizja e kembesoreve ne drejtim te Greqise. Fale njoftimit ne kohe nga efektivet e policise shqiptare dhe fluksit te ulet te emigranteve gjate kesaj kohe nuk jane krijuar radhe te gjata pritje te automjeteve qe udhetojne ne drejtim te Greqise. "Ne u perpoqem qe gjate kesaj kohe te shmangnim radhet e pritjes se automjeteve ne dogane ne momentin qe doganieret greke zhvillojne greven", thane autoritetet policore. Ne keto kushte nje pjese e emigranteve shqiptare jane detyruar te udhetojne ne drejtim te Greqise me autobuse udhetaresh. Por nje pjese e tyre jane detyruar te kalonin ne kembe kufirin, edhe pse me femije te vegjel.
Emigrantet
"Megjithese e shtyme kthimin ne Greqi pas perfundimit te pushimeve, burri vendosi te qendronte ende ne Shqiperi pasi automjetet nuk lejohet te kalojne, ndersa une do te udhetoj me dy femijet per ne Athine me autobus, pas kesaj jave me duhet te rifilloj patjeter punen", thote Liljana Doko, nje emigrante nga Lushnja qe pret radhen ne sportelin per kembesore. Si Liljana, jane mjaft emigrante te tjere cilet diten e djeshme kane udhetuar me autobuse per ne qytete te ndryshme te Greqise pasi i kane lene automjetet e tyre private ne Shqiperi. "Me duhet patjeter qe te jem ne pune kete jave, keshtu vendosa qe makinen time ta le ne shtepi ne Fier dhe te udhetoj per ne Greqi me linjat e atjeshme te autobuseve te udhetareve", thote Roland Lakaj, nga Fieri, nderkohe qe si kembesor ka marre vulen e kalimit per ne Greqi nga kontrolloret shqiptar te Kakavijes.
Nderkohe qe grupeve te ndryshme te emigranteve iu eshte dashur te kthehen nga gjysma e rruges pasi jane sinjalizuar nga postblloqet e policise pergjate rruges kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije dhe Korce-Kapshtice, se dogana greke ishte ne greve. "Megjithese ne e publikuam njoftimin edhe ne media, serish disa emigrante jane treguar te pavemendshem dhe mengjesin e djeshem kane nisur udhetimin per ne Greqi, cka ka bere qe postblloqet tona t'i kthejne ata nga mesi i rruges, pasi i kane sinjalizuar per greven e doganiereve greke", thone burimet policore.
"Kemi lejuar kalimin vetem per kembesoret"
Vendkalimi kufitar i Kapshtices, ashtu si edhe pika te tjera doganore qe lidhen me Greqine, per dy dite mbetet i paralizuar per qarkullimin e njerezve dhe mjeteve nga shkaku i nje greve te paralajmeruar te doganiereve helene. Levizjet nderkufitare ne doganen e Kapshtices jane nderprere thuajse teresisht. Pala greke ka njoftuar per kete greve te doganiereve qe kane kerkesa per pagat, per te mos krijuar anomali dhe pritje te panevojshme te udhetareve qe per emergjence duhet te shkojne ne shtetin fqinj. Qamil Zhgaba, komandant i policise kufitare shqiptare ne Kapshtice, tha se me fillimin e kesaj greve qe nga mengjesi i dites se hene nuk ka asnje qarkullim te mjeteve ne te dy anet e kufirit, por vetem te kembesoreve. Sipas tij, kjo proteste nuk ka sjelle ndonje anomali te theksuar te gjendjes ne doganen e Kapshtices, pasi udhetaret e ndryshem, duke qene ne dijeni te kesaj nderprerjeje te punes, nuk kane udhetuar drejt kesaj pike doganore. Kalimtaret qe kane mberritur ne Kapshtice per arsye nga me te ndryshmet, jane lejuar te kalojne kufirin per ne shtetin fqinj pasi procedurat e kalimit kufitar per ta kryhen nga ana e policise dhe jo e doganes. Nga ky bllokim procedurash perjashtohen kalimtaret me te cilet do te punohet ne nje sportel, ndersa mjetet nuk do te lejohen te qarkullojne ne te dyja anet e kufirit. "Greva e paralajmeruar per te vazhduar 48 ore, do te paralizoje te gjitha levizjet nderkufitare me perjashtim te rasteve emergjente dhe levizjeve zyrtare", bene te ditur burimet e policise kufitare ne Kapshtice. Pritet qe gjate dites se sotme te kthehet normaliteti, ndersa afati i greves perfundon rreth ores 06:00 te se martes.
Blerim Kore
Gezim Ashimi