E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2009, FMN jep sot vleresimet

Fondi Monetar Nderkombetar ka perfunduar dje konsultat me Ministrine e Financave per projektbuxhetin e vitit 2009, i cili pritet qe pas ketij hapi te kaloje per miratim ne qeveri. Sot Fondi do te jape qendrimin e rij ne lidhje me disa tregues kryesor te projektligjit financiar. Misioni i FMN-se eshte kryesuar nga Shefi, Gerwin Bell, i cili keto dite ka zhvilluar takime me ministrin e Financave, Ridvan Bode, Guvernatorin e BSH-se, Fullani dhe me eksperte te Ministrise se Financave qe kane marre pjese ne hartimin e projektbuxhetit 2009. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave, FMN eshte interesuar ne menyre te vecante per deficitin buxhetor, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe politikat e reja fiskale. Misioni i FMN, ka ushtruar presion mbi qeverine per rritjen e parashikuar te pagave dhe pensioneve ne 2009, e cila per kete viti eshte lajmeruar se, do te jete me e larta e ketyre tre viteve. Gjithashtu misioni ka keshilluar qeverine per uljen e mases se kontributeve te sigurimeve shoqerore qe eshte lajmeruar nga qeveria per ne fillim te vitit 2009. Shifra e totale e te ardhurave qe parashikohet te arrihet ne buxhetin e 2009 eshte 336 miliarde leke nga 303 miliarde leke qe eshte parashikuar buxheti i ketij viti. Nepermjet projektbuxhetit 2009 jane percaktuar fushat kryesore qe do te mbeshteten me fonde shtese. Kryesisht keto fonde do te kanalizohen per politikat e arsimit, shendetesise, transportit dhe mbrojtjes te shpallura si prioritete edhe ne strategjite e zhvillimit social-ekonomik te vendit. Misioni i FMN -se do te qendroje per nje jave ne Tirane, ku do te kete takime me stafin teknik te ministrise se Financave dhe Bankes se Shqiperise per detajet e buxhetit 2009 dhe hartimin e tij sipas marreveshjes qe ekziston mes Fondit dhe qeverise shqiptare. Ekspertet ne ministrine e Financave shpresojne qe projekti te kete marre miratimin e Qeverise brenda shtatorit per te nisur diskutimet ne kuvend brenda tetorit. Ky eshte viti i dyte qe buxheti i vitit pasardhes miratohet para muajit dhjetor ne menyre qe kur te nise zbatimi me 1 janar te jete dekretuar nga presidenti dhe te jete botuar edhe ne fletoren zyrtare. Por per here te pare ne 2009, buxheti eshte hartuar mbi nje baze te re ligjore, qe eshte ligji i ri organik i buxhetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›