E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC kalon ne pronesi te gjermaneve

Albania Mobile Comunication kalon ne pronesi te gjermaneve. Gjiganti gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom ka blere kompanine greke te kesaj fushe Hellenic Telecommunication Organization SA (OTE), e cila nga ana saj zoteron 82 per qind te aksioneve te AMC. Ndryshimi i pronesise ka marre dje edhe miratimin e Komisionit te Konkurrences ne Tirane. Me realizimin e ketij transaksioni, DT synon te zgjeroje tregun e komunikimit te telefonise, kryesisht te telefonise se levizshme; te rrise sherbimet e internetit ne telefonine e levizshme etj. Ne kete menyre pritet qe te permiresoje konkurueshmerin ne tregun kombetar. OTE eshte e pranishme ne tregun e brendshem, indirekt, per sherbimet e telefonise se levizshme, nepermjet kontrollit te filialit kryesor Cosmote, tek shoqeria AMC SH.A. Transaksioni i synuar prek industrine e telekomunikacionit, por realizimi i tij, nuk sjell mbivendosje te sherbimeve fikse apo te levizshme, mbasi palet pjesemarrese nuk kane pjesemarrje te kryqezuar ne tregjet gjeografke edhe per sa i perket kontrollit ne filialet e tyre apo ne shoqeri te tjera dhe nuk kane kliente te perbashket, pra nuk shkakton kufizim te konkurrences, ka njoftuar Autoriteti i Konkurences. "Transaksioni qe realizon perftimin e kontrollit influencues te operatorit strategjik DT ne OTE, nepermjet ndryshimit te politikes se drejtimit, zhvillimit te teknologjise dhe inovacioneve, pritet te rrise konkurueshmerine ne tregun e telefonise ne pergjithesi dhe indirekt ne vecanti, edhe ne Shqiperi per telefonine e levizshme" thuhet ne qendrimin e autoritetit. Leshimi i sinjalit te pare te telefonise celulare ne Shqiperi ne maj te 1996 lidhet me emrin e AMC-se. Privatizimi i suksesshem ne vitin 2000 i Albanian Mobile Communications do t'i hape udhe zgjerimit te kompanise. Prej aktit te shitjes 85 per qind e aksioneve jane blere nga Cosmote Telenor Consortium, pjese e grupit Cosmote i cili zhvillon aktivitetin e tij ne pese vende te Evropes Juglindore.

Kur u privatizua, AMC kishte vetem 15,000 abonente. Vetem disa muaj me vone numri i abonenteve eshte rritur ndjeshem.

Deutsche Telekom., lider boteror

Deutsche Telekom (DT) eshte nje nga lideret boteror te telekomunikimit dhe teknologjise se sherbimeve te informimit. Kompania me qender ne Gjermani ofron sherbime per 110 milione abonente dhe korporata ne Evrope dhe SHBA. DT eshte kompani nderkombetare tashme, pasi ofron sherbime ne me shume se 50 vende ne te gjithe boten. Me shume se gjysmen e te ardhurave per vitin 2007 kompania i ka siguruar nga jashte Gjermanise.

Gati procedurat, celulari i katert licencohet kete vit

Tregu i telefonise celulare pritet te pesoje ndryshime kete vit per sa i perket per nivelit te cmimeve por edhe rritjes se numrit te operatoreve ne treg. Burimet zyrtare ne Ministrine e Transporteve kane pohuar se , eshte duke u pergatitur i gjithe dokumentacioni per tenderin e hyrjes se nje operatori te katert ne treg. Vlera monetare qe pritet te perfitohet nga tenderi per dhenien e lejes se katert nuk pritet te jete e larte per shkak se me hyrjen e kompanise se trete celulare, "Egale Mobile" tregu konsiderohet i maturuar. Madje edhe vende te tilla si Franca dhe Britania e Madhe nuk kane me shume se kater operatore por tarifat jane shume me te lira per shkak te kontrollit te tyre nga Entet Rregullatore. Ne kuader te permiresimit te tregut, Qeveria ka miratuar metodologjine e rregullimit te tarifave te operatoreve te telefonise celulare dhe Albtelekom, duke vendosur cmime tavan per kompanite, cka do te thote qe me hyrjen ne fuqi te ketij vendimi, te bisedosh nepermjet telefonise celulare do te kushtoje me pak. Metodologjite e miratuara nga Keshilli i Ministrave, parashikojne reduktimin e shpenzimeve te konsumatoreve me 20 per qind brenda vitit 2008 dhe nje reduktim mesatar te metejshem me 20 per qind brenda vitit te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›