Fier, vjedh shtepine e te dashures se burrit
Fier- Tradhtine e burrit me nje femer tjeter e ka kthyer ne nje hakmarrje personale. Nje 40 vjecare akuzohet per vjedhjen e shtepise se te dashures se bashkeshortit, ndera shte denoncuar dhe shoqeruar ne komisariatin e Fierit mengjesin e dites se djeshme. Burime zyrtare te policise thane se shoqeruan dhe moren nen hetim ne gjendje te lire Kasika Sh., banuese ne lagjen "Sheq i madh", e dyshuar per vjedhjen e teshave dhe 80 mije lekeve ne banesen e Mimoza Sh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se dieles ne banesen e shtetases Mimoza Sh., qe ka pohuar tek oficeri i Policise Gjyqesore se 40-vjecarja kishte shkuar ne shtepine e saj se bashku me tre gra te tjera. Pasi kishte hyre brenda, ka gjetur dy femijet e mitur dhe i eshte drejtuar dhomes se gjumit. Mimoza ka denoncuar zhdukjen e rrobave dhe parave qe mbante ne dollap, ndersa ngjarjen ia kishin rrefyer femijet kur ishte kthyer ne shtepi. E demtuara ka rrefyer se nuk ishte e para here qe Kasika Sh., i kishte shkuar ne banese duke i marre teshat. Ndersa gjate shoqerimit te se dyshuares policia ka zbardhur edhe shkakun e ngjarjes. "Ajo shkon me burrin tim, i cili i ka blere te gjitha rrobat dhe i ka dhene leke", mesohet te jete shprehur 40 vjecarja para oficerit te policise qe e ka marre ne pyetje. Burime zyrtare thane se motivi i ngjarjes eshte pikerisht dyshimi per tradhtine bashkeshortore, ndersa eshte ngritur dhe akuza e vjedhjes se pasurise, ndersa hetimi po kryhet ne gjendje te lire.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj