E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll/ Talenti i basketit, Gerti Shima drejt AS Prishtina

Basketbollisti me i mire i kampionatit shqiptar, Gerti Shima, duket se e ka bere zgjedhjen perfundimtare per te veshur uniformen gjate sezonit te ri sportiv 2006 2007. Duke patur ne duar disa prej tyre e ka vene gishtin tek oferta e klubit AS Prishtina. Pikeshenuesi me i mire i sezonit 2005 2006 dhe lojtari qe u shpall si individ, fitues ne Kupen e Promocionit, tek ekipi kosovar AS Prishtina dha kontribut per kalimin e tij nga liga e dyte ne te paren, pasi u thirr per te luajtur se bashku me Sokol Kasmin ne takimet e fazes plejof. Por me shkrirjen e skuadres kosvare Mabetex, lojtaret me te mire te saj, si Shaptaovic, Myftari e Azemi do te kalojne tek ekipi ku do te shkoje edhe Shima. P.M.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›