Bizarre
Princi Harry do të bëhet pilot “Apache”-i
Princi Harry ëndërron të marrë drejtimin e një prej helikopterëve luftarakë të ushtrisë angleze. Princi është duke u trajnuar për t’u kualifikuar si pilot i një helikopteri sulmues të tipit “Apache”.
Sipas shtypit britanik, Harry, këto kohë është është përballur me stresin që iu shkaktua kur u detyrua të tërhiqej nga Afganistani në fillim të marsit.
Princi 24-vjeçar ka kaluar këto ditë provat e para të procesit të vështitrë të seleksionimit për Trupat luftarake Ajrore (Army Air Corps)
Cindy vishet si Amy Winehouse
Këtu është madhështroja, CINDY CRAWFORD, e veshur si AMY WINEHOUSE, për një ballo me maska në Hollivud.
Ajo madje ka vënë një substancë të bardhë në buzën e saj të sipërme, për të pasur një imazh sa më real të Amy- t.
Por, ndërsa vipat festonin në Tinseltown, vetë Amy ishte e shtruar në një spital në Londër, pasi vuante nga infeksion në kraharor.
Mbreti i popit rikthehet në skenë
MICHAEL JACKSON, mbreti i popit, u ka thënë fansave të tij se, planet për t’u kthyer në skenë vitin e ardhshëm, janë duke u realizuar. Ai po mendon të bëjë një tur 30 ditor që do të përfshijë 30 vende në mbarë botën. Jackson, momentalisht po jeton në Las Vegas, ku po regjistron materialet në kazinonë “The Palms”. Karreira e tij u ndërpre në vitin 2005, kur ai u akuzua për abuzime me fëmijët.
Hallowini është marrë seriozisht...
Hallowini është marrë shumë seriozisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe vipat po nxitojnë të blejnë kostumet.
BRITNEY SPEARS dhe një miku i saj i çuan fëmijët, SEAN PRESTON dhe JAYDEN JAMES, në dyqanin e Mr. Bones, i cili tregton veshje të këtij lloji dhe është një nga më të njohurit në Los Angeles.
Ajo pozoi me kënaqësi për fotografët, teksa kujdesej për djalin e saj të vogël, Jayden James.
Hallowini, megjithëse festë amerikane, pritet të festohet rëndshëm sonte edhe në ambientet e “Bllokut”, në Tiranë
Bono, pushime me dy 18-vjeçare
Fotot e Bono Vox, lideri i U2-shit, me dy 18-vjeçare, kanë bërë xhiron e botës pasi u shfaqën në “Face Book”. Fotot në internet i kanë hedhur dy vajza, Andrea Feick dhe Hannah Emerson. Vajzat e kanë shoqëruar Bono Vox gjatë pushimeve në San Tropez. Por kjo nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së bashkëshortes së Bono Vox, e cila për të hequr vëmendjen nga skandalet e të shoqit, ka ndërrmarë një udhëtim familjarisht për në Disneyland. Por, fotot e Bono me dy vajzat, rreth 18 vjeç kanë marrë dhenë nëpër rrjetin e internetit dhe kanë përfunduar deri në Mail On-line.