E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zemra

Nga cilat sëmundje preket zemra më shpesh

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një difekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur.

Në një moshë më të rrtiur, në moshën e adoleshencës, sëmundjet që kanë predimonaur, janë ato që shkatoheshin nga polialtriti reumatizmal, e cila prekte kyçet e pacientit, por dëmtimin kryesor e jepte në zemër, duke dëmtuar valvulat e zemrës, muskulin dhe të gjitha pjesët e zemrës. Është një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shaktohet nga strektokuku. Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet polialtriti dhe, ky polialtrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës. Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është fibracioni alterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është fibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken dhe zemra përpëlitet duke sjellë rënien e presionit në zero, njeriu humb koshiencën dhe nëse nuk jepet ndihma brenda 5 minutava, sa mund të rezistojë truri pa oksigjen, çdo gjë është e kotë.

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokaritë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut.

Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm.

Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën. Kur tensioni shtrihet në popullatë nga 13-20 për qind të popullsisë, që i bie që një në 4-5 veta në moshen e pleqërisë është me hipertension, kuptohet se sa i shpeshtë është ky dëmtim i zemrës që vjen nga hipertensioni i lartë i pamjekuar.

Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin. Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetë është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm. Shenjë tjetër janë çrregullimet e rrahjve të zemrës. Por sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pa dhimbje fare.

Si mund të bëhet mjekimi

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendour diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko-ja e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvulave dhe e unazave koronare apo bërja e bai-pasit.

Si bëhet parandalimi

Kjo është shumë e rëndësishme pasi duke bërë parandalimin kursejmë më shumë sëmundje që kanë kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike. Parandalimi në këto sëmundje është që nga kujdesi i nënës shtatzënë që ajo të mos kalojë në viroza, të mos pijë duhan, të marrë medikamente të paktën gjatë 3 muajve të para të shtatzanisë në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e lindura të zemrës. Prandalimi është edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione të organizmit me antibiotik në mënyrë të plotë deri në çrrënosje të infeksionit në mënyrë që të mos bëhet shkak për sëmundjet e zemrës. Në moshën e rritur përsa i përket parandalimit të këtyre sëmundjeve si hipertensioni arterila, që është shumë i përhapur këtu, parandalimi është edhe më kompleks, pra duhet ndryshuar në mënyrë të plotë stili i jeteës. Ai që deri në atë kohë ka bërë një jetë sendentare duhet të lëvizë të bëjë një ecje të paktën 5 kilometra apo 10 mijë hapa në ditë, duhet të shmangë pirjen e duhanit dhe alkoolit. Bën mirë një gotë verë e kuqe në drekë sepse ka antioksidant për radikalet e lira. Që të bëhet një parandalim sa më i plotë duhet që pacientët, kanë apo nuk kanë shqetësime, femrat dhe meshkujt mbi moshën 45 vjeç, të bëjnë një kontroll një herë në vit tek mjeku specialist me ekzaminimet përkatëse. Kurse atyre që u ka filluar sëmundja duhet të vizitohen më shumë se 2 herë në vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›