Bizhdili 8 jave pezullim per tavllen
TIRANE-Komisioni i Disiplines ka pezulluar per 8 jave presidentin e Beses Nexhat Bizhdili pasi goditi me tavell duhani arbitrin e ndeshjes Laci-Besa Emirjon Sino. Vendimi eshte marre dje pasdite nga FSHF ndersa ne te flitet per sjellje te pahijshme ndaj zyrtarit te ndeshjes arbitrit. Por KDS nuk permend fare fakti qe kreu i klubit kavajas u ka nxjerre pistoleten arbitrave gje e cila per cudi nuk eshte pare nga te derguarit e Federates. Pervec pezullimit Bizhdili do te paguaje edhe nje gjobe prej 500.000 mije lekesh. Po te Besa shefi i klubit Gentjan Kaja eshte pezulluar 2 ndeshje. Denimit nuk i ka shpetuar as klubi i Bylisit qe do te luaje dy ndeshje pa tifoze dhe do te paguaje 300.000 leke gjobe per shkak te goditjes se anesorit ne dhomat e zhveshjes. Edhe dy zyrtare te ketij klubi zevendes trajneri Agim Meta dhe shefi Elidon Ferzaj jane pezulluar 2 ndeshje.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb