E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “U rikthye Milani qe njoh”

Fitorja 1-5 ndaj Lacios duket se i ka rikthyer identitetin skuadrës së Milanit. Kuqezintjë tani e kanë gjetur sërish besimin në vetvete dhe janë gati për tu përballur me sfidat e reja të rëndësishme. Vetë administrtori i deleguar i kampionëve të Evropës Adriano Galiani është entuziast për fitoren e arritur në trasfertë. Ai e quan këtë sukses si "ndeshja e kthesës".
"Ajo kundër Lacios shpresoj që të jetë ndeshja e kthesës.
Edhe në ndeshjet e tjera ne kishim bërë paraqitje shumë të mira, por këtë rradhë ne fituam."-dekalroi Galiani. Sipas tij skuadra ndaj Palermos madje luajti më mirë. "Duhet t'ju them që sipas meje në Palermo luajtëm edhe më mirë. Vetëm se në atë rast ne goditën traversën, por tani ne bëmë gol."-vazhdoi administratori i deleguar. Galiani shton se edhe në Gllasgou paraqitja e tyre ishte e kënaqshme dhe nëse bëhet një krahasim me përballjen ndaj Romës, vetëm rezutlati është i ndryshëm.
"Sipas meje ne luajtëm mirë edhe në Gllasgou dhe midis asaj gare dhe ndeshjes së Romës ndryshoi vetëm rezultati. Në Gllasgou nuk meritonim të humbnim. Milani gjithmonë ka bërë paraqitje të mira në trasfertë, këtë ia kam thënë edhe Anccelotit. Më mirë kur ne kemi hapësira, por tani me rekuperimin e Ronaldos dhe pastaj me Paton do të arrijmë që të zgjidhim edhe këtë problem."-shtoi ai. Më pas Galiani foli edhe për të ardhmen e skuadrës dhe blerjen më të fundit të saj, brazilianin Pato.
"Kemi edhe Paton që do të mund të luajë në janar. Mbi të kemi bërë një zgjedhje shumë të përpiktë. Kemi preferuar të marrim atë dhe ta presim, sesa të marrim të tjerët. Ai është një lojtar i rrezikshëm kur krijohen hapësira. Unë kam thënë që ai më ngjan si Del Piero kur ka qenë i ri, por Ancceloti më tha që ai është edhe më i shpejtë."-përfundoi italiani. Një gëzim i madh për drejtuesit e Milanit ishte edhe shënimi i dygolëshit nga ana e Xhilardinjos. E gjithë skuadra bëri tifo për të. Madje edhe presidenti Berluskoni ishte tepër i kënaqur dhe e përqafoi që më në fund arriti të zhbllokohej. Tani për sulmuesin italian është mundësia më e mirë për ti treguar Milanit se ccfarë ai di të bëjë dhe të kompesojë besimine dhënë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›