Holanda në prag, Rumania vuan nga dëmtimet

Rumania, kryesuesja e grupit tonë eliminator (G) për Euro 2008, po vuan një sërë dëmtimesh dhe pezullimesh të lojtarëve kryesore dhe trajneri Viktor Piturka hartoi një listë emergjente për sfidën e rendësishme me Holandën dhe më pas me Luskemburgun modest. Jashtë listës përfundimtare, edhe pse janë të thirrur paraprakisht, ditët e ardhshme mund të jenë edhe Gabriel Tamas i Okserit (probleme me gjurin) si dhe Kristian Civu i Interit (dëmtim në shpatull). Sulmuesi Adrian Mutu në superformë te Fiorentina mund të marrë shiritin e kapitenit. Shqipëria humbi më Rumaninë në Tiranë me rezultatin 2-0 dhe kundër formacionit të Piturkës do të mbyllë, më 21 nëntor edhe fushatën kualifikuese për Euro 2008.