Gais i Memellit fiton me Brommapojkarna

Gais i Migen Memellit arriti një fitore të rëndëishme me IF Brommapojkarna (2-1) në një ndeshje dramatike, ky dy golat e fundit u shenuan respektivisht në minutat 92 dhe 95.
Në këtë takim, të cilin Gais e mbylli me dhjetë lojtarë (Niklason u ndëshkua me karton të kuq) u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Memelli, duke zëvndësuar në të 69', grekun me pasaportë suedeze Kristos Kristoforidhis, sulmuesin e vetëm të Gais.
Memelli pati një rast të mirë, kur braziliani Vanderson Do Karmo i dha një asist, por topi nuk iu bind korcarit për të pushuar në rrjetë. Kjo ishte fitorja e dytë e Gais me Brommapojkarna, pasi të parën e kishte fituar në transfertë 0-1.
Pas 24 javësh, Gais ka grumbulluar 29 pikë, dhe kur duhen edhe dy javë të mbarojë kampionati, skuadra e Memellit e ka siguruar qendrimin ne Allsvenskan, kategoria maksimale ne Suedi.