E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhga: PS-ja, përjashton koalicion me LSI-në

Deputeti socialist, Gazmir Bizhga ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim. I ftuar në studion e “Ora News”, ai ka komentuar situatën politike në vend si dhe qëndrimin që do mbajë PS-ja në Kuvend.
“PS nuk ka nevojë të bëjë koalicion me pjesët e kësaj qeverie, por me qytetarët, grupet shoqërore, njerëz që kanë autoritet në terren, me profesorë, me njerëz të nderuar”, u shpreh Bizhga.
 

Ai ka komentuar edhe për ndryshimet në Kushtetutë duke i konsideruar ato të nevojshme. Në këtë drejtim, nënvizoi se Kushtetuta nuk duhet parë si element tabu, por duhet të garantojë institucione të pavarura, ligjore dhe kushtetuese.
Sipas deputetit socialist të qarkut të Durrësit, ngritja e një komisioni jopartiak, për të tërhequr vlerësimet e gjykimet, do të ishte i domosdoshëm.
 

“Duhet të kemi vullnet politik, por palët duhet të ulen dhe më pas të fillojë puna me konstitucionalistët. Presidenti, pavarësisht formës sesi do të zgjidhet, duhet të jetë një president që të garantojë paanshmërinë në detyrë, të jetë i aftë kur maxhornaca të shkelë Kushtetutën, të ketë president që të mbrojë Kushtetutën”, u shpreh ai.
 

Po ashtu deputeti socialist, theksoi se zgjedhja e presidentit është element i rëndësisshëm.
“Qeveria po qeveriset nga ky kryeministër që ka uzurpuar institucionet e shtetit. Mënyra sesi zgjidhet presidenti nuk duket se do të jetë presidenti i barabartë para ligjit”, ka theksuar deputeti socialist.
 

Duke u ndalur tek strategjia e PS-së në muajin shtator, deputeti socialist Bizhga, deklaroi se opozita do të jetë opozitë serioze në Parlament. Ai nënvizoi në këtë drejtim se, PS-ja do të ketë në vëmendje interesat e qytetarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›