E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takon sopranon, Ermonela Jaho

Një shkollë e re operistike si dhe një qendër, e cila do ngrihet posaçërisht për artistët shqiptarë, të shpërndarë nëpër botë dhe që mund të kthehen në Tiranë për të shpalosur para publikut, talentin e tyre.

Këto janë dy ristitë artistike, për të cilat kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka folur pas takimit me soparanon Ermonela Jaho, që performon në skenat botërore opertistike. Ndërsa, e ka cilësuar Tiranën si një stacion të rëndësishëm për personalitetet e kulturës. Lulzim Basha tha se tashmë, Tirana duhet të kthehet në një stacion të vërtetë turistik dhe kulturor.

Sopranoja Ermonela Jaho, i ka cilësuar si ambicioz projektet, për të cilat tha se do të jenë një mundësi më e madhe, për zhvillimin e kulturës dhe të artit në Tiranë.

Ajo tha se kryetari i ri i Bashkisë ka vizionin e duhur për t`i mbështetur këto projekte. Ermoanlea Jaho tha se në një të ardhme të afërt, do të jetë pjesë e skenës operistike shqiptare me një projekt konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›