PD: Përgjigjen zyrtare kur të njihemi zyrtarisht me draftin
08/08/2011 Maxhoranca nuk do të pranojë propozimet për ndryshime në Kushtetutë
Partia Demokratike dhe kampi i maxhorancës kanë vendosur t’u thotë “jo” ndryshimeve në Kushtetutë që PS-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur të propozojnë së afërmi. Burime nga maxhoranca shprehen se kjo është një çështje e mbyllur për të djathtët dhe nuk do të pranojnë asnjë lloj diskutimi në lidhje me këtë çështje. Edhe për çështjen e heqjes së imunitetit mund të propozohet një projektligj i ngjashëm me atë të vitit 2006, që u refuzua nga kampi opozitar, por që është brenda kornizës që lejon Kushtetuta.
Refuzimi
Të njëjtat burime shprehen se, megjithëse janë dhënë shenjat e para të refuzimit nga ana e mazhorancës, sërish një përgjigje zyrtare do të jepet kur drafti t’i shkojë për propozim. “Deri tani deklaratat kanë qenë formale nga ana e PS-së dhe përgjigjet tona kanë qenë të tilla, por një përgjigje zyrtare do të japim kur të vijë propozimi zyrtarisht nga krahu tjetër. Tani mund të thuhet se nuk do pranohen më ndryshime në dokumentin themeltar të vendit”, - u shprehën burimet. Maxhoranca është e mendimit se ndryshimet e bëra në vitin 2008 kanë marrë shumicën absolute të Kuvendit dhe s’ka më pse i rikthehen dhe një herë një diskutimi përderisa deri tani nuk është krijuar asnjë problem nga këto ndryshime. I vetmi ngërç është krijuar nga opozita, e cila ka refuzuar pjesëmarrjen në Kuvend dhe votimin e ligjeve të rëndësishme për integrimin e vendit. Nga ana e saj maxhoranca ka shprehur gatishmërinë për uljen në bisedime vetëm për reformën në Kodin Zgjedhor
Ideja
Ideja për ndryshime në Kushtetutë u hodh nga Edi Rama pak kohë pasi Kolegji dhe gjykata e Tiranës dhanë verdiktin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. Kreu i PS-së u shpreh se ndryshimet në Kushtetutë mund të ishin bërë dhe më mirë dhe se nevojitet një rishikim i saj në disa pika të veçanta. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se Kushtetuta nuk mund të ndryshojë sa herë humbet zgjedhjet Edi Rama. Në fakt, pjesa më e rëndësishme ku opozita synon të prekë dokumentin themeltar të shtetit është zgjedhja e presidentit dhe nenet që kanë të bëjnë me Shërbimin Informativ dhe prokurorin e përgjithshëm. Në vitin 2012 është zgjedhja e presidentit dhe në bazë të ndryshimeve që u bënë tre vjet më parë presidenti i Republikës kërkon vetëm në raundin e parë një shumicë të cilësuar prej 84 votash, por në dy raundet e tjera mund të zgjidhet me 71 vota. Kjo do t’i hiqte të drejtën opozitës për të propozuar një president të sajin ose për të marrë diçka në shkëmbim të votave të saj. Në vitin 2007 për shkak të mosplotësimit të votave nga ana e mazhorancës vendi desh shkoi në zgjedhje të parakohshme. U nevojit vota e gjashtë deputetëve të PS-së në raundin e tretë të votimit për të bërë të mundur zgjedhjen e Bamir Topit në krye të shtetit.
Deklarata e Ramës
Nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, por duke u kthyer tek ajo që thashë, mendoj që sa më shumë reflektojmë pasojat që ka sjellë gjithë procesi i pasvjedhjeve të zgjedhjeve të 2009-s, më shumë mund të pranojnë se për ndryshimet kushtetuese jo gjithçka është bërë ashtu siç do të duhej të bëhej. Kjo është një çështje që i përket një analize të hapur serioze dhe të thellë. Ne kemi planifikuar ta bëjmë jo thjesht me njëri-tjetrin, por me një grup të konsiderueshëm konstitucianalistësh dhe ekspertësh, që do t’i dëgjojmë me shumë vëmendje dhe gatishmëri për të pranuar edhe gabimin që në rastin konkret mund të konstatohet si i tillë. Por mbetet për t’u parë ajo që vjen më pas.
Prokurori dhe Presidenti
Neni 87
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë
ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e
votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 149
1. Prokurori i përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi.
2. Prokurori i përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kuvendit për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit.
3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të prokurorit të përgjithshëm.
4. Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit.