Basha takon sopranon Ermonela Jaho

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka zhvilluar një takim me sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho.Takimi me sopranon është zhvilluar në ambientet e bashkisë së Tiranës.
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Basha priti në zyrën e tij, aktoren e njohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku. Kryebashkiaku, i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t`i propozojë Këshillit Bashkiak për t`i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.
Kryebashkiaku Basha e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë.