E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i jep hidrocentralin e Shutrit kreut të minibashkisë 8, Arben Tafaj

Qeveria i shet një nga hidrocentralet e saj kryetarit të minibashkisë nr. 8 në Tiranë, Arben Tafajt, i njohur dhe si drejtuesi i shoqatës Tirana dhe i renditur si një përfaqësues i djathtë që sulmoi Edi Ramën për politikën e tij klienteliste në kryeqytet gjatë qeverisjes vendore. Tafaj ka bërë betimin dhe më pas prezantimin edhe në zyrën e kryebashkiakut Lulzim Basha, pikërisht tre ditë para se qeveria të merrte vendimin e fundit.

Sipas miratimit në Këshillin e Ministrave, sigurisht që si gjithnjë fshehurazi medieve, pasi kryeministri i mbajti mediat vetëm për tu rrëfyer rekordin e notit, sepse me dyer të mbyllura shet Shqipërinë. Kabineti miratoi me shumicë votash lëshimin me koncesione të tre hidrocentraleve për shfrytëzim. Bëhet fjalë për Quku 1, Quku 2 dhe Shutri. Më tej edhe argumentet dhe firmat që e fitonin. Kompanitë fituese ishin Peshkashesh, Di-Stafa dhe Arlita B. Pikërisht firma e fundit mësohet se i përket në pronësi Arben Tafajt, kreut të minibashkisë nr. 8 në kryeqytet. Argumenti i kryeministrit Sali Berisha pse fitonin këto kompani ishte se merrnin edhe bonusin me 2 pikë. Por kreu i qeverisë nuk arrin ende të shpjegojë për qytetarët, përveç rekordeve të notit, se pse pikërisht koncesionet e hidrocentraleve i fitojnë ministrat e tij, deputetët, bashkiakët dhe politikanët që ka nën vete.

Dhe Arlita B mësohet se ka për koncesion hidrocentralin e Shutrit. Pak javë më parë qeveria shiti në koncesione edhe hidrocentralet Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 në zonën e Dibrës. Por burime të sigurta për agjencinë thanë se janë të paktën 100 hidrocentrale të vegjël që do të kalojnë në koncesion në një kohë tepër rekord, madje do mbyllen llogaritë brenda muajit shtator. Duket se sipas precedentëve aktualë, kryeministri po nxiton tu bëjë ndere njerëzve të tij për përkushtimin e deritanishëm duke u dhënë pasuritë kombëtare.

AMA NEWS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›