E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU mbeshtetje marreveshjes me KFOR-in

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet tha sot se mbështet marrëveshjen mes KFOR-it, qeverisë së Kosovës dhe asaj serbe.

Por kjo parti thotë se nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë ideja e një statusi special të veriut të Kosoves, pasi ajo nuk është thjesht një cështje kosovare por e gjithë shqiptarëve.

“PDIU përkrah pa rezerva marrëveshjen për pikat doganore në veri. Ajo përbën hapin e parë drejt vendosjes së ligjit në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, PDIU kundërshton cdo ide për një status special për veriun e Kosovës, pasi kjo do të hapë probleme për të gjithë Ballkanin. Cdo tentativë për një status të tillë duhet dhe do të hasë reagimin mbarëkombëtar”, ka deklaruar zëdhënësi i PDIU.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›