E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Drejtoj komunen me celular"

Aleksander Ndoja

MIRDITE - I zgjedhur si kryetar komune ne vitin 2007, qeveris me celular, pasi ndodhet i ngujuar. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Mirdite, ne komunen e Selites. Kryetari i kesaj komune Nikolin Lleshaj prej disa muajsh eshte i detyruar te qeverise nga "kullat e ngujimit" dhe pse jo ne fshatin e tij ne Merkurth, por nga ndonje qytet tjeter ku jeton ne ilegalitet te plote, se bashku me bashkeshorten dhe dy femijet e tij.

Sa kohe u bene qe jeni ne ilegalitet dhe si e drejtoni komunen ne keto kushte?

Ilegaliteti im dhe i familjes sime ka filluar me 24 gusht te vitit qe shkoi, ne oret e pasdites. E kam marre kete vendim sapo mesova se vellai ne kushte tashme te qartesuara, kishte vrare te ndjerin Gjergj Ndreca nga Rubiku. Fillimisht bera cfare ishte e mundur qe t'i mbushja mendjen vellait per t'u dorezuar. Kete ia arrita vetem dy dite pas ngjarjes, kur une vete dorezova ne polici ate, qe shteti ta ndeshkoje ne varesi te gabimit qe ka bere. Ndersa une prej asaj kohe, komunen e drejtoj vetem me telefon. Shume sekret, kontaktoj vetem me disa pjesetare te administrates, sa per te mos bllokuar aktivitetin formal te komunes. Jam i vetedijshem per efektivitet te ulet dhe formal pasi jetoj i ngujuar, familjarisht.

Ju thoni se jeni i kercenuar, a keni kerkuar ndihme dhe ku?

Kercenimin e jetes time dhe te familjes ia kam bere prezent me shkrim, te gjitha instancave te larta te policise dhe qeverise qendrore. Deri tani prej tyre nuk kam asnje pergjigje, as pozitive apo negative, pavaresisht se ofroj gjithcka varet nga une, per zgjidhje te mundshme. Jam shume i befasuar me qendrimin e instancave shteterore, qe aq shume iu perkushtova ne te gjitha zgjedhjet. Vete kam fituar me 72 per qind te votave, mandatin e dyte radhazi.

Ju apo familja juaj, a keni bere tentative per t'u pajtuar me familjen e Gjergj Ndreces.

Duhet te evidentoj se keto perpjekje kane qene gjithnje prezente, por negociatoret ende nuk kane dhene asnje shprese per pajtim me familjen e viktimes edhe pse vellane tim, e kam detyruar une per t'u dorezuar. Vetem per te mos krijuar provokime nuk dal ne pune. Ndjehem shume keq nga pamundesite e mija reale, per te permbushur premtimet. Akoma me keq ndjehem kur banoret, aq te varfer te zones time me telefonojne duke me ngushelluar, sikur te me kishte vdekur ndonje i aferm. Ata me dhane gjene me te shtrenjte, besimin, ndersa une prej 5 muajsh nuk mund t'u sherbej me perkushtimin tim.

Ju a jeni ne dijeni se ne cfare kushtesh ndodhet situata ne komune dhe a jeni ne korrent te ngjarjeve?

Ne fakt me vjen shume keq qe nuk munda te marr pjese ne inaugurimin e spitalit te ri, qe u be ne Kurbnesh ne nentor te vitit te kaluar. Kete vit te kjo njesi lokale, eshte planifikuar qe "CANGO" te realizoje implementimin e nje projekti per permiresimin e pyjeve komunale, nje projekt per ekspozimin e objekteve kulturore, e bukurive natyrore, dhe disa projekteve te tjera te rendesishme ne bujqesi e blegtori.

Vrasja e vellait qe ngujoi kryekomunarin

MIRDITE - Ngjarja e rende ze fill me 24 gusht te vitit te kaluar, kur vellai i kryetarit te komunes se Selites, Gin Lleshaj ne gjendje te dehur, ne momentin e nje zenke me rojen e nje magazine, nxjerr pistoleten dhe e vret ate. Vete autori i vrasjes Gjin Lleshaj sapo ka ekzekutuar Gjergj Ndrecen, eshte larguar nga vendi i ngjarjes, por vetem dy dite me vone ai i eshte dorezuar policise se komisariatit te Mirdites, ku edhe ka pranuar autoresine e krimit. Por nese per Gjin Lleshajn kane filluar vitet e burgut, per vellane e tij, kryetarin e komunes se Selites, ka filluar nje jete krejt ndryshe. Dy dite pas ngjarjes, nje kamion i shoqeruar nga forca policie, nxjerr nga banesa e tij ne qytetin e Rreshenit, te gjitha orendite e familjes dhe i ka drejtuar ne nje vend te sigurt, pa dhene adrese. Prej 5 muajsh komuna e Selites drejtohet vetem me celular, ose fale kontakteve me njerez te besuar qe shkojne dhe kontaktojne kryetarin Lleshaj, ne vende te ndryshme. Vete kryetari kerkon ndihmen e opinionit dhe shtetit per t'i garantuar jeten dhe aktivitetin normal te tij dhe te banoreve, qe e kane votebesuar.

Ambasadat

Ai ka lajmeruar dhe perfaqesine e SHBA-se ne Tirane, pasi per shkak te funksionit ndihet i kercenuar, por ende nuk ka marre ndonje pergjigje dhe nuk e di, se cili do te jete fati i tij dhe i familjes. Eshte munduar te negocioje per daljen e tij nga ngujimi, por nuk eshte arritur gje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›