E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk iu jep leket, ekzekutohet emigranti shqiptar

Nje emigrant shqiptar ne Greqi ka gjetur vdekjen, pasi u ekzekutua me arme nga dy persona, te cilet kishin si qellim grabitjen e parave. 50-vjecari, emri i te cilit ende nuk dihet, mesohet se ishte punesuar si punonjes ne nje pike karburanti. Paraditen e djeshme ai eshte paraqitur ne pune, kur grabitesit i jane afruar dhe i kane kerkuar qe t'u jepte leket qe kishte fituar nga xhiroja. Por, ai eshte ekzekutuar menjehere pas refuzimit per parate qe ata kerkonin. Policia greke eshte duke punuar ne identifikimin dhe kapjen e personave, qe vrane emigrantin shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›