Dosjet e vjetra qe priten te zbardhen nga policia
FIER - Viti i ri 2009 ka nisur shume i ngjeshur, ne departamentin e zbulimit te krimeve te vjetra ne Policise e Fierit. Zbardhja e ngjarjeve te vjetra eshte nje nga prioritete kryesore te kesaj Drejtorie Policore. Sipas burimeve te informacionit nga kjo Drejtori, mesohet se ka shume dosje te pa zbardhura. Ne kete fillim viti nje grup i ngushte qe drejtojne punen per zbardhjen e ketyre ngjarjeve te vjetra nder "malin" me dosje qe kane ngjarje ende te pa zbardhura, ata kane seleksionuar vetem 54 dosje, te cilat do te marrin shume shpejte, zbardhjen e tyre te plote. Por qe do te perfundojne edhe me venie ne pranga te autoreve te tyre. Sipas burimeve te informacionit nga ky grup pune, mesohet se ka shume veshtiresi ne hetim te ketyre dosjeve, pasi jane ngjarje qe kane ndodhur nga viti 1997 deri ne vitin 2000. Kane kaluar shume kohe, njerezit nuk kane folur per shkak te rrethanave, se kane qene vite te veshtira e te trazuara, por gjithsesi eshte kembengulja e grupit te punes, qe 54 dosjet per te tre Komisariatet e Policise, Fier, Mallakaster e Lushnje te zbardhen.