E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Frankofonisë çel aplikimet për bursa për studentët e UT-së



Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF), me qendër në Lion, (Francë) ofron për Universitetin e Tiranës (UT), projekte dhe bursa për studentët. Burime nga UT-ja bëjnë të ditur se Auja, për vitin e ardhshëm 2009-2010, do të ofrojë bursa studimi për studimet master, doktoraturë dhe bursa kërkimore. Informacionin e plotë rreth bursave që ofrohen të interesuarit mund ta gjejnë në faqen e internetit të AUF-it: http:www.auf.org/region/europe-centrale-orientale. Ndërsa Instituti për Studime rreth Frankofonisë dhe Globalizimit (IFRAMOND) në Universitetin Jean Moulin Lion 3, ofron studime master i nivelit të dytë, në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me specialitetin “Frankofonia dhe Globalizimi”. Informacionin e plotë për këto studime mund ta në adresën: www.iframond.univ-lyon3.fr. Përveç bursave të studimit, Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF), do të ofrojë për UT-në edhe projekte të reja si: “Projekte kërkimore shkencore ndëruniversitare në Mesdhe”, qëllimi i të cilave është forcimi i kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor, i cili do të ndikojë në zhvillimin shkencor në hapësirën mesdhetare. Informacionin e plotë për projektet e reja mund ta gjeni në :http:www.auf.org/regions/europe-centrale-orientale.
Në të gjitha adresat e mësipërme, studentët e Universitetit të Tiranës, që janë të interesuar për të përfituar nga paketa e bursave frankofone, do të gjejnë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke filluar që nga procedurat e aplikimit deri tek ato të pranimit. Po ashtu, në adresat e mësipërme, studentët aplikues, duhet të plotësojnë edhe formularët e aplikimit, për të vijuar më pas me procedurat e mëtejshme. Aplikimi bëhet vetëm nëpërmjet internetit, nëpërmjet të cilit aplikuesit do të njihen ehde me përgjigjen përfundimtare.

16 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›