Portugalia i jep leksion “perandorit” Terim

Portugalia arriti të mposhtë me rezultatin 2-0 Turqinë, falë golave të Pepes (61') dhe zëvendësuesit Meireles (90'), duke dhënë edhe sinjalet e një pretedenteje të madhe.
Mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, realizoi në minutën e 61-të, duke shfrytëzuar maksimalisht një korridor të hapur nga Nuno Gomesh.
Ylli i Mancester Junaitid, Kristiano Ronaldo ishte në një ditë të shkëlqyer, duke goditur shtyllën e udhëhequr ekipin e tij në fitoren e parë në ditën e parë të ndeshjeve të Grupit A.
Të mërkurën, më 11 qershor Portugalia do të përballet me Cekinë, që dhe ajo nga ana e saj fitoi me Zvicrën me rezultatin e ngushtë 1-0. Po të mërkurën do të luhet edhe Zvicër-Turqi, ku varet edhe e ardhmja e dy ekipeve, që pas ndeshjeve të para nuk kanë asnjë pikë.