E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008, 1.3 miliardë të ardhura

UEFA zhytet në thesin e parave: 1.3 miliardë euro do të jenë të ardhurat nga Kampionati Europian 2008, thuajse 50 për qind më shumë se edicioni 2004. 60 për qind vinë nga shitja e të drejtës televizive të shitur në 200 vende (rreth 780 milionë euro), 21 për qind nga marketingu i licencuar dhe sponsorizimet (273 milionë euro), 12 për qind nga prodhime Vip (156 milionë euro) dhe 7 për qind bileta ose 91 milionë euro. Organizimi i turneut kushton në total 600 milionë euro.
Në vitin 1992 u fituan 41 milionë euro, 147 milionë euro në vitin 1996, 230 milionë euro në 2000 dhe 854 milionë euro në Portugali 2004. 184 milionë euro u janë dhënë ekipeve pjesëmarrëse për fazën e parë të grupeve, ndërsa 700 milionë euro do të përdoren për projektet në katër vitet e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›