E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ grupe emergjence në 4 prefektura

Kompania ka ngritur shtabe emergjence në 4 prefektura të vendit, atje ku situata është më problematike. Në terren, sipas CEZ, janë 2 mijë inxhinierë elektrike dhe grupe pune për gjatë 24 orëve.

Bashkëpunim CEZ ka edhe me kompaninë OST për të gjitha defektet në rrjet. Megjithatë, në disa zona është e vështirë ndërhyrja e inxhinierëve elektrikë për të riparuar defektet, për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

Në Malësinë e Madhe dhe në Koplik, ortekët e dëborës kanë rrezikuar disa shtylla, ndërsa në disa fshatra të Peshkopisë, si në Muhur apo në Planin e Bardhë, ndërhyrja ka qenë e pamundur, pasi dëbora ka arritur në tre metra lartësi.

Ngricat, stuhitë e erës dhe reshjet e shumta të borës kanë sjellë probleme në furnizimin me energji të këtyre prefekturave, si në Pukë, në Kukës, në Korçë dhe në Dibër.

"Kemi bazë materiale për riparimin e avarive. Kemi ngritur shtabe emergjente në 4 prefektura të vendit. Më urgjente situata është paraqitur ne Grykë Valbonë ku 30 familjeve u mungon energjia elektrike dhe në Vermosh ku janë dëmtuar rëndë linjat që furnizojnë një pjesë të madhe të zonës", thuhet në deklaratën e CEZ. /Start/

                                                                                             2012-02-13 11:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›