Biznes-politika, dhimbja e shtuar e tranzicionit
Zef Preçi
Përtej të drejtës kushtetuese të qeverisë për të ndërmarrë politika të ndryshme në fushën ekonomisë dhe të menaxhimit të aseteve publike, detyrë themelore e çdo qeverie mbetet të mirëmenaxhojë dhe përdorë me efektivitet këto asete. Pasuritë kombëtare ende në dorën e shtetit, nga ana e tyre përfaqësojnë punën e akumuluar të shoqërisë dhe mundësojnë lidhjen e brezave, si përsa u takon kontributeve, ashtu edhe përfitimeve.
Debati i këtyre ditëve ndërmjet ekzekutivit dhe organit të akuzës, pavarësisht përpjekjeve kryeministrore për të mbuluar avokatinë e tij për sipërmarrës të dyshimtë si në rastin e Fazlliç, sjell në vëmendje edhe një problem jo të vogël mbi funksionimin e shtetit ligjor në ditët e sotme. Fjala është për disa nisma ligjore dhe propagandistike, të cilat edhe nëse nuk u morën seriozisht në fillimet e veta, tani duket se kanë filluar të japin frytet e tyre të hidhura në cenimin e interesave të ekonomisë kombëtare. E një nismë e tillë mund të konsiderohet p.sh., nisma “Shqipëria 1 Euro”. Tashmë dy vjet qysh nga fillimi i zbatimit të kësaj nisme, cilido qytetar ka të drejtë të pyesë se çfarë ka humbur dhe ka fituar ekonomia jonë kombëtare (respektivisht edhe çdo qytetar i saj)? Më thjesht: nëse pjesë të caktuara të ekonomisë sonë kombëtare (toka bujqësore, pyje, troje, ndërmarrje shtetërore, zona turistike, të drejta ekskluzive për shfrytëzim të pasurive të vendit si koncesione, etj., jepen në formë dhurate politike nga qeveria në favor të investitorit të huaj, çfarë përfiton ekonomia jonë kombëtare (punësim, teknologji bashkëkohore, shkollim, shtim të të ardhurave buxhetore etj.).
Problemi i parë ka të bëjë me trajtimin e veçuar të investitorit të huaj. Sipas mendimit tim, është koha që qeveritarët tanë të çlirohen nga kultura e vartësisë ndaj gjithçkaje të huaj dhe të fillojnë të kuptojnë se disa privatizime të derisotme “në këmbë e në dorë”, më shumë se i kanë sjellë vendit ndonjë përfitim nga ato që u listuan më sipër, i kanë zvogëluar asetet kombëtare në favor të investitorëve të dyshimtë, por politikisht të mbështetur fuqishëm, ndërsa punëtorët (ato që mbetën në punë mbas këtyre privatizimeve) kanë qenë dhe mbeten në një status social shumë afër mjerimit.
Së dyti, mbas gati dy dekadash në tranzicion, fuqia e kapitalit vendas është rritur e zhvilluar dhe konkurron denjësisht me kapitalin e huaj dhe vetëm gërshetimi i tyre mundëson rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë kombëtare. Pra, është koha për fuqizim të rolit mbikëqyrës dhe rregullator të shtetit dhe jo për braktisje të këtij roli, për nxitje të zgjerimit të sektorit privat pa marrë pozitën e avokatit të të huajve, qofshin këta edhe në formatin e Fazlliç, siç po bën aktualisht kryeministri Berisha. Askush nuk mund të thotë se cili do të jetë fundi i duelit të radhës qeveri-prokurori, por një gjë është e qartë: kreu i qeverisë u rreshtua në anën e gabuar, duke e shndërruar institucionin që drejton me mandatin e qytetarëve shqiptarë në një koperturë qartësisht të lexueshme të së paku hijes së një krimi ekonomik në përmasa ndërkombëtare.
Së treti, nëse hedhim vështrimin mbas në kohë, do të shohim se korrupsioni dhe krimi ekonomik në ditët e sotme shfaqen në forma më të sofistikuara, në të cilat dallohen qartë përpjekjet për mbulimin formal dhe ligjor të veprimtarive informale e kriminale. Kështu skandali i përmasave ndërkombëtare i Gërdecit ka në themel disa ndryshime ligjore që mundësuan jo vetëm “dhurimin” e pasurive kombëtare (në rastin konkret arsenalet e municioneve dhe të armatimeve të trashëguara nga periudha komuniste), por edhe shndërrimin e institucioneve qeveritare në përfaqësuese të interesave okulte të rrezikshme për fatet e vendit. Egërsia me të cilën kreu i qeverisë po sulmon përpjekjet legjitime të pushtetit të drejtësisë (konkretisht të organit të akuzës), tregon se prezenca e politikanit biznesmen të huaj Fazlliç në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nuk arrin dot të sigurojë atë mbrojtje që vendimi i qeverisë për demonopolizimin e shitjes së armatimeve i dha kompanisë së Delijorgjit. Se ç’ndodhi më tej dihet dhe krateri i Gërdecit kërkon drejtësi… As sqarimi zyrtar i zëdhënëses së qeverisë se “...ai shoqëronte Sekretarin e Shtetit amerikan Rixh” nuk pi ujë. Shqiptarët dinë të dallojnë Amerikën si atdheu i demokracisë dhe të drejtës legjitime të qytetarëve të saj - për shkak të kësaj lirie, të zhvillojnë biznese kudo në botë. Në fakt, “prezantimi” i vërtetë i këtij këshilltari u bë kur media amerikane publikoi faktin se kishte parregullsi në deklaratën e tij të të ardhurave të majme për shërbimet e çmuara që ai i kishte bërë qeverisë sonë “në dietë”. Mjerisht edhe qytetarët shqiptarë vetëm atëherë filluan të kuptojnë se ç’po ndodhte me taksat e tyre që kjo qeveri në kushtet e mungesës së transparencës po i devijonte në favor të lobeve të biznesit që e sponsorizonin politikisht atë brenda dhe jashtë vendit.
Se fundi, nëse opozita është e angazhuar në problemet e saj të brendshme dhe dikush në radhët e saj mendon se duhet pritur “viti i madh 2009” për t’i thënë ndal abuzimit më pasuritë kombëtare siç edhe po ndodh, ky do të ishte një gabim i madh. Së në fund të fundit, cilido qytetar i këtij vendi duhet të kuptojë se beteja e sotme qeveri-drejtësi jo vetëm po çon me shpejtësi në paralizimin e fuqisë goditëse të ligjit (për të cilin kreu i ekzekutivit betohet e stërbetohet në mënyrë demagogjike 24 orët e ditës), por po fshin edhe ndarjen modeste të krijuar të pushteteve, madje duke rrezikuar të nxjerrë kështu “jashtë loje” edhe kreun e shtetit, Presidentin e Republikës. E mbi të gjitha vazhdimi i kësaj loje pushtetesh dhe një “fitore” sado e përkohshme e qeverise veçse zvogëlon përditë besimin publik ndaj shtetit ligjor, urën e vetme mbi të cilën ngrihen institucionet demokratike në kohën e sotme. Kështu zgjatet pa fund tranzicioni i dhimbshëm i vendit drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë, ndërsa mbas kësaj rotacioni i pushteteve në rrugë ligjore dhe demokratike rrezikohet seriozisht. Ja përse mbrojtja e ndarjes së pushteteve dhe ushtrimi i tyre në zbatim të ligjit është mënyra e vetme për të mbrojtur pasuritë publike nga rrënimi dhe grabitja; për të mbrojtur shtetin, jetesën tonë të përbashkët nga bizneso-politikane si Delijorgjët e Fazlliçët e të gjitha ngjyrave dhe avokatët e tyre pushtet-mbajtës me dhe pa imunitet…