E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 5 pistoleta ndalohen dy

 

KUKES - Policia e Kukësit ndaloi dje dy persona të cilët dyshohet se po trafikonin 5 pistoleta "Miniblow". Kuksianët u ndaluan në vendin e quajtur Fushë-Dukagjin, 5 kilometra në dalje të qytetit. Policia i bëri një kontroll furgonit Wolsvagen me targa të Kukësit dhe sekuestroi armët. Burime nga policia bënë të ditur se kishin siguruar informacion në rrugë operative për trafikun. Blutë pritën furgonin për të cilin kishin marrë sinjal se do të kalonte nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Dy personat, nga fshatrat e Kukësit, po udhëtonin nga Kosova me destinacion Tiranën, nga ku do të gjenin edhe tregun e pistoletave të prodhimit turk, "Miniblow". Dy muaj më parë, policia e Kukësit, në sajë të operacionit të koduar "Morina" sekuestroi 100 pistoleta të cilat dyshohet se kishin ndjekur linjën Turqi -Maqedoni - Kosovë - Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›