E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet nxenesja e Pedagogjikes

Korce- Plackitet me dhune ne mes te rruges nxenesja e Shkolles Pedagogjike ne Korce. Momente tmerri ka perjetuar nje 18 vjecare teksa kthehej per ne konvikt rreth ores 18:00 te mbremjes se hene. Nje 15 vjecar i ka zene rrugen dhe duke e kercenuar i ka marre me force nga dora celularin dhe me pas eshte zhdukur brenda pak sekondave. Menjehere vajza ka bere denoncimin ne komisariat, kurse uniformat blu ndaluan duke zbardhur dita e djeshme te dyshuarin Aleksander Satellari, qe per shkak te moshes u la per hetim ne gjendje te lire.
I mituri Aleksander Satellari sipas Policise se Korces eshte banues ne lagjen nr. 8 te qytetit. Ne baze te denoncimit qe ka bere Xhentila P., 18 vjece, nxenese e vitit te katert te Pedagogjikes "Fan Stilian Noli", mbremjen e se henes i ka zene rrugen 15-vjecari Satellari. Vajza nga fshati Mesmal i Korces sapo kishte perfunduar mesimin dhe po kthehej per ne konvikt ku dhe jetonte gjate sezonit arsimor.
I mituri i eshte afruar ne befasi dhe duke e kercenuar i ka kapur telefonin tip "Samsung" qe ajo mbante ne dore. Rezistenca e vajzes nuk ka sherbyer per asgje, pasi e trembur nga ngjarja ajo ka shtangur para godines se shkolles, duke thirrur per ndihme. Me tej nje patrulle e policise ka marre deshmine dhe te dhenat per te dyshuarin, i cili eshte gjetur pas disa oresh ne nje nga lagjet e qytetit dhe shoqeruar ne paraburgim. Gjate ndalimit 15 vjecarit i eshte gjetur si prove materiale aparati celular i vjedhur, qe iu kthye te demtuares.
Per shkak te moshes i mituri eshte lene per hetim ne gjendje te lire dhe dosjen per veprime te metejshme procedurale e ka marre prokuroria. Per momenti eshte ngritur akuza e "vjedhjes", por e demtuara ka deshmuar se krimi eshte kryer nen ushtrimin e forces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›