I zene rrugen, e rrahin dhe i djegin makinen
Durres- I zene rrugen, e rrahin per spital dhe i djegin makinen. A. P., 38 vjec, banues ne Hardhishte te Durresit, ka depozituar denoncim ne komisariat per dhune fizike dhe shkaterrim prone me zjarr, nga persona te paidentifikuar. I demtuari qe pas mjekimit eshte kthyer ne banese, ka deshmuar se ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne aksin Plepa-Tirane, ne kthesat e fshatit Arapaj. Teksa drejtonte makinen e tij tip "Benz 200", me targa DR9139D, i kane dale para tre persona ende te paidentifikuar, te cilet gjate nje debati e kane goditur me sende te forta ne trup dhe me pas i kane shkaterruar automjetin duke i vene dhe zjarrin. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe nje grup hetimor, ndersa po verifikohen te dhenat per sherrin dhe autoret e dyshuar. I demtuari ka deshmuar se nuk i njihte, por ende mbeten te paqarta motivet e kesaj ngjarjeje. Hetimet po i kryen prokuroria per "demtime me dashje" dhe "shkaterrim prone me zjarr".